• Banner

Kodiket kronografike te Shqiperise, Shaban Sinani
  • Kodiket kronografike te Shqiperise, Shaban Sinani

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kodikët kronografikë të Shqipërisë, shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare
Gjinia: Histori, kulturë
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2014
Fq. 488
Pesha: 0.765 kg.
ISBN: 978-9928-109-77-4

Koment nga Ardian Kyçyku

Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është "Kodikët kronografikë të Shqipërisë" (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t'ia kishin zili, në mos po t'ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej.

Pas një përvoje shumëvjeçare në botën e hulumtimeve shkencore dhe pas mbi dhjetë vitesh punë me librin e mësipërm, kur shtrohet çështja e ecurisë dhe fatit të (dorë)shkrimeve me vlerë, autori e shpreh qartë mendimin e vet: "Zhvillimet kulturore dhe mendore, edhe në periudhat më të rrepta, i tejkalojnë kufijtë gjeografikë, krahinorë, shtetërorë".

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.

Ai ka punuar në heshtje dhe përkushtim, njëlloj sikur të mbante një Kodik të Kodikëve të Shqipërisë, ku gjenden të dhëna shpesh vegimtare për Kishën si ruajtëse të Kujtesës, për vendin që zënë letërsia, historia dhe tekstologjia në kulturën e një kombi, për mënyrën si duhen hartuar e zbatuar rregullat e qeverisjes së qyteteve, nenet e vllazërive të tipit esnafor, për historinë se si një komb, shpesh i mbajtur peng mes padijës dhe idealizmit, hyn në Shkrim falë gjuhës së vet - dhe në vëmendjen e botës falë shkrimit, për rolin e pazakontë të Mërgatës në mbrujtjen dhe mbrojtjen e letërsisë, për një riperiodizim të drejtë të kësaj të fundit pas kaq kohësh etj.

Lexuesi gjendet para një vepre shkencore shumëplanëshe e të shumëfishtë, që jo vetëm fton, por edhe çon më tej paqen e hershme të paktën ndërballkanike (mes popujsh, gjuhësh, shkencash), dhe mirëkuptimin. Si ca dijetarë të sprovuar me bojën dhe gjakun e kulturës, faktet nuk bërtasin asnjëherë.

Mund të thuhet se, në ndodhtë që historia të përsëritet nga thellësitë kohore të vetvetes - përmes analfabetizimit shpirtëror, dhunës dhe përbuzjes ndaj 'të vegjëlve' që nuk duhet të mësojnë më shumë se ç'duhet, por edhe ndaj paraardhësve të vet idealistë - Europa e nesërme, si edhe sot, do të ketë ç'të mësojë nga këta kodikë, në mos për ta rimarrë veten, të paktën për të mbijetuar, ose për të mos u tjetërsuar krejt.

Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është "Kodikët kronografikë të Shqipërisë" (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t'ia kishin zili, në mos po t'ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109774
ean13
9789928109774
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 7 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001886

Botuesi: Botart

Ex Libris Scodrae, Elektra Capaliku

Elektra Çapaliku, me titullin kuptimplotë "EX LIBRIS SCODRAE", si një punim shkencor me burime të vjetra e të reja i ndarë në tetë kapituj. Kapitujt të ndarë në nënkapituj të vegjël, gjë që për autoren e librit është konceptuar në mënyrë që të ofrojë lexuesve të këtij libri një lexim sa më fuksional të tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)