Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli
  • Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli
  • Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli
  • Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli
  • Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Cabej

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë gjeomorfologjike që e karakterizojnë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalori i Gazullit
Origjinali: Fjalori i Gazullit
Gjinia: Fjalor, gjuhësi
Autori:  Nikoll Gazulli
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2010
Fq. 528
Pesha: 0.661 kg.
ISBN: 978-99927-33-61-6

Mbi librin

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë gjeomorfologjike që e karakterizojnë.

Banorët e kësaj treve e kanë njohur nga afër edhe bregdetin e Shqipërisë. Ata ngamot zbrisnin tufën për dimërim ndër vende afër detit, ku bora shtron pak, si në Velipojë, Ulqin, Shëngjin etj. Mendohet se mbledhësi i palodhur në zgjedhjet e tij ka pasur edhe një tjetër arsye "misionare" për shqipen: gjuha e malësorëve qe njëherësh edhe gjuha e eposit, gojëdhënave, legjendave e përrallzave, pra ajo kishte dy përparësi:

1. Stadin e lartë të sprovimit e të lavrimit, pikërisht përmes kësaj tradite të shkëlqyer gojore e brez pas brezi.
2. Falë kësaj sprove e këtij lavrimi, shqipja do të qe më e rrokshme nga përdoruesit e saj.

Gamulli u mbështet edhe te fjalorë të tjerë, si i Bardhit, Cordignanos, Leottit, shoqërisë "Bashkimi" etj. Ky fjalor ka shërbyer si bazë e rëndësishme për hartimin e fjalorëve të tjerë pasues.

Mbi autorin

Nikoll Gazulli qe bir i ndritur i fisit të Gazullorëve, filiz i denjë i atij trungu që për shekuj i dha tokës shqiptare njerëz të ditur e patriotë. Lindi në Dajç të Zadrimës më 15 qershor 1895. Si kreu shkollën e mesme në Seminarin Papnor, Shkodër, ndoqi të lartën në Austri e më pas në Romë.

Për shumë vjet punoi në trevën e Malësisë së Madhe (famulli i Shkrelit), duke gjurmuar në katundet e kësaj famullie e gjetiu, si Kelmend, Hot, Pukë, Dajç i Bregut të Bunës, Ulqin etj. Mblodhi dhe hulumtoi me seriozitet shkencor për vite me radhë mijëra fjalë të rralla, shprehje frazeologjike, lëndë onomastike (emra vendesh, lumenjsh, fisesh etj.), gojëdhana, fakte historike etj., të cilat i përmblodhi në dy veprat e tij madhore "Fjalorth i ri" (fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë), Tiranë, 1941, përfshirë në "Visaret e kombit", XI, dhe "Fjalor onomastik", botuar pjesë – pjesë në revistën "Hylli i Dritës" nga nr. 2, fruer 1939, vjeti XV, f. 120 – 129 e gjer në nr. 9 – 12, 1943, fq. 391 – 406 (shkronjat A – K), gjithsej 21 numra të revistës, në 173 faqe, (i papërfunduar).

Fjalorth i ri i Gazullit, së bashku me Fjalorth i ri, fjalë të rralla të përdoruna në jug të Shqipnis, Tiranë, 1941, ("Visaret e Kombit", XII) të Pano Tases, janë të parët fjalorë krahinorë te ne, ndërsa "Fjalor onomanistik"i Dom Nikollit, si i pari i kësaj natyre në shqip, tregon pos tjerash se ai është ndër themeluesit e kësaj dege leksikografike.

Detajet e librit
Cabej

Referencat specifike

isbn
9789992733616
ean13
9789992733616
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kodikët e Shqipërisë, Grup Autorësh

• Libra të shenjtë në dorëshkrime në membranë, Antimus Alexoudes.• Dorëshkrimi greqisht (en grec) nga Berati i Shqipërisë Codex Purpureus, Pierre Batiffol.• Kodiku i manastirit të shën Kozmait, Llambrini Mitrushi.
4 000 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Studime etimologjike, vol. 7, Eqrem Çabej

Titulli: Studime etimologjike, vëllimi i shtatë (kopertinë e trashë)Origjinali: Studime etimologjike, vëllimi i shtatë (kopertinë e trashë)Gjinia: GjuhësiAutori: Eqrem ÇabejShtëpia botuese: Akademia e ShkencaveViti: 2006Fq. 434Pesha: 0.953 kgISBN: 978-99943-817-1-7
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
900 Lekë
More

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2333

Botuesi: Argeta LMG

Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë

Më 7 – 8 dhjetor 1984 zhvilloi punimet Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë", organizuar nga Akademia e Shkencaven e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Në punimet e saj morën pjesë punonjës të institucioneve shkencore, mësimore, kulturore e botuese të vendit, studiues e mësues të gjuhës shqipe, njerëz...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore,vol. 3, Arshi Pipa

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001365

Botuesi: Te tjere

Shqipja nëna e gjuhëve, Xhuzepe Krispi

Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001112

Botuesi: Te tjere

The Code of Leke Dukagjini

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit, The Code of Lekë DukagjiniOrigjinali: Kanuni i Lekë Dukagjinit, The Code of Lekë DukagjiniGjinia: TrashëgimiGjuha: AnglishtMblodhi: Shtjefën GjeçoviPërkthyer në anglisht nga: Leonard FoxShtëpia botuese: Gjonlekaj Publishing CompanyNew YorkPesha: 0.971 kgISBN: 0-9622141-0-8
4 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More