• Ka mbaruar
Kanun, Xhafer Martini
  • Kanun, Xhafer Martini

Kanun, Xhafer Martini

Te tjere

Është i pari studim në llojin e vet që rrok një tërësi problemesh dhe dukurish kanunore që nuk janë prekur deri më sot nga studiues të tjerë. Mjafton të kujtojmë pak prej temave të tilla, si: ndikimi i Kuranit në Kanun, Kanuni dhe totalitarizmi, sjellja agresive, dhuna e fjalës, a e kishte Kanuni dënimin me vdekje, veprimet mbi Kanun, koncepti mbi burrin.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kanun
Origjinali: Kanun
Gjinia: Studime albanologjike, trashëgimi kulturore
Autori: Xhafer Martini
Shtëpia botuese: Dita 200
Viti: 2013
Fq. 464
Pesha: 0.548 kg.
ISBN: 978-9956-92-85-8

Koment nga Ramiz Gjini

E quajta për nder dhe si një privilegj të veçantë që më bëhet nga shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur Xhafer Martini që të shkruaja parathënien për studimin mbi Kanunin. Ky studim është një vepër e dorës së parë për shumë arsye që do t'i rendis më poshtë:

Është i pari studim në llojin e vet që rrok një tërësi problemesh dhe dukurish kanunore që nuk janë prekur deri më sot nga studiues të tjerë. Mjafton të kujtojmë pak prej temave të tilla, si: ndikimi i Kuranit në Kanun, Kanuni dhe totalitarizmi, sjellja agresive, dhuna e fjalës, a e kishte Kanuni dënimin me vdekje, veprimet mbi Kanun, koncepti mbi burrin, kur dhe si është krijuar Kanuni, Kanuni dhe Kushtetuta, si krijohen norma kanunore, kanuni dhe nacionalizmi, kanuni dhe disa kapituj nën titullin: Ndryshime e përkime (krahasime midis Kanunit të Lekë Dukagjinit, Kanunit të Skënderbeut dhe Kanunit të Dibrës).

Edhe ndonjë temë që është trajtuar më parë, si: Kanuni dhe letërsia, tek ky autor vështrohet ndryshe dhe mënyra e qasjes më duket më efikase. Autori hedh konceptin e një Kanuni për të gjithë botën shqiptare.

Këtë mendim e kanë hedhur edhe të tjerët, por duke e ngushtuar këtë, sepse kanë pasur parasysh vetëm Kanunit e Lekë Dukagjinit. Kurse, Xhafer Martini këtu ka parasysh Kanunin në tërësi.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
978995692858
ean13
978995692858
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...
600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
950 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore

Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2333

Botuesi: Argeta LMG

Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe, Valbona Nathanaili

Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
800 Lekë
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botime Franceskane

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (kopertinë e trashë)Origjinali: Kanuni i Lekë DukagjinitGjinia: Kanun, kulturëAutori: At Shtjefën GjeçoviShtëpia botuese: Botime FrançeskaneViti: 2010Fq. 148Pesha: 0.596 kgISBN: 978-99956-783-6-4
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More