Prejardhja e shqiptareve, Shaban Demiraj
  • Prejardhja e shqiptareve, Shaban Demiraj

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Naimi

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Prejardhja e shqiptarëve
Origjinali: Prejardhja e shqiptarëve
Gjinia: Histori
Autori: Shaban Demiraj
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2015
Fq. 344
Pesha: 0.531 kg.
ISBN: 978-9928-109-95-8

Mbi librin

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

Këtë argument, prejardhjen e shqiptarëve nën dritën e dëshmive që ofron gjuha shqipe në kohë dhe hapësirë, synon të ndajë me lexuesin prof. Shaban Demiraj, kur, pas vështrimit tërësor të "çështjes shqiptare" nga perspektiva e gjuhësisë diakronike, vjen në përfundimin e natyrshëm, se: "analiza e fakteve të shumta të gjuhës shqipe, të vështruara në evolucionin e tyre historik, dëshmon se stërgjyshërit e shqiptarëve në lashtësi kanë qenë fqinjët veriorë dhe veri-perëndimorë të grekëve të vjetër dhe të nënshtruarit e hershëm të Perandorisë Romake.

Si rrjedhim, mendimi i mbrojtur nga një varg dijetarësh që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve jugorë gjen një mbështetje të fuqishme në dëshmitë e shumta të gjuhës shqipe, e cila është zhvilluar nëpërmjet evolucionit të një a disa dialekteve, që fliteshin në lashtësi pikërisht në trevat e Ilirisë Jugore".

Këto fjalë hyrëse nuk arriti t'i formulojë dot vetë autori, prof. Shaban Demiraj, i cili u nda nga jeta një vit më parë, më 30 gusht 2014, pikërisht kur kaloi nëpër duar faqet e fundit të kësaj monografie, me dëshirën e mirë për të përjetuar edhe botimin sipas vullnetit të fundmë të tij.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109958
ean13
9789928109958
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Formësimi i kujtesës kolektive, Fabian Kati

Edhe tek rrëfejnë krimet që i kanë dëshmuar sytë e tyre, narracioni i tyre mbetet fluent, fisnik, i qetë, herë – herë sardonik, por gjithmonë pa nota zemërimi, sikur janë duke rrëfyer fatalitetin e një jete që nuk mund të qe ndryshe.
950 Lekë
More

Botuesi: Albas

Retorika e përgjithshme

Historia e ideve, njëlloj si historia politike, shënon perëndime dhe restaurime, shfronësime dhe rikthime.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Dukuri të shqipes bashkëkohore, Ledi Shamku - Shkreli

“Dukuri të shqipes bashkëkohore” është një përmbledhje aktesh mbajtur në Takimin Shkencor që Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur, prof. Tullio de Mauro në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në dt. 5 – 8 tetor 2005.
500 Lekë
More

Referenca: 2183

Botuesi: Te tjere

Fjalori greqisht – shqip i Panajot Kupitorit, Niko Stylos

Titulli: Fjalori greqisht – shqip i Panajot KupitoritOrigjinali: Fjalori greqisht – shqip i Panajot KupitoritGjinia: Histori, gjuhësiAutori: Niko StylosShqipëroi: Llambro RuciShtëpia botuese: Botimet ApeirotanViti: 2011Fq. 656Pesha: 0.733 kgISBN: 978-9928-118-17-2
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.
900 Lekë
More

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...
700 Lekë
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000778

Botuesi: Te tjere

Eqrem Cabej, Shaban Demiraj

Titulli: Eqrem ÇabejOrigjinali: Eqrem ÇabejGjinia: BiografiAutori: Shaban DemirajShtëpia botuese: Akademia e ShkencaveViti: 2008Fq. 324Pesha: 0.431 kg
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
3 000 Lekë
More