Urat e Arberit, Francesco Altimari
  • Urat e Arberit, Francesco Altimari

Urat e Arbërit, Francesco Altimari

Naimi

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Urat e Arbërit
Gjinia: Studime albanologjike
Autori: Francesco Altimari
Shqipëroi: Gëzim Gurga
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2015
Fq. 320
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-187-26-0

Mbi librin

Autori i librit më të ri në gjuhën shqipe, me titullin shenjues Urat e Arbërit: filologu, gjuhëtari, antropologu, historiani i letërsisë Francesco Altimari prej dekadash është një emër ndaj të cilit mund të mbishkruhet në mënyrë dinjitoze vetë emri i albanologjisë bashkëkohore, si një tërësi dijesh e shkencash të identitetit shqiptar.

Libri më i ri i tij Urat e Arbërit, botim i bibliotekës albanologjike Naimi, është vetëm një prej provave të prishjes së rendit të mëhershëm në dijet shqiptare. Në kushtet e sotme, kur etnocentrizmit gjithnjë e më shumë po ia zë vendin eurocentrizmi, nuk është më e rëndësishme nëse qendra e studimeve albanologjike gjendet në Tiranë a Prishtinë, po nëse ajo po hapet e emancipohet si dije vetënjohjeje.

Dhe, natyrisht, urat e Arbërit të mbijetuar, urat e botës arbëreshe, të shumëfishta mes tyre: ura që ndërlidhin shekujt, ura që ndërlidhin arbëreshët e Sicilisë dhe ata të Kalabrisë, ura që lidhin arbëreshë e arvanitë dhe pastaj këta së bashku me kujtimin e një patria poesis, ura që bashkojnë pararilindjen me Rilindjen, ura në të cilat shtegtojnë edhe sot si kalorës të një urdhri ndriçimtar De Rada, Migjeni, I. Kadare dhe M. Camaj; ura përbashkuese të shqipes së autorëve më të vjetër arbëreshe me autorët klasikë të Veriut shqiptar; ura ekumenizmi që ndehen krenarisht e drejtpeshojnë njësinë shqiptare përmbi heterogjenitetin e proceseve historike, kulturore e fetare.

Ndër shenjat më të vjetra - sot simbol i një Europe të njësuar - ura duhet të jetë një kryeshenjë që ka lidhje jo vetëm me letërsinë dhe traditën kulturore, por dhe me vetë etnotipin e një kombi. Duke ia spikatur e certifikuar këtë shenjë shkencës shqiptare dhe lexuesve të saj, përkundër monumentalizimit tradicional të kështjellës krenare vetëruajtëse, Francesco Altimari e emancipon këtë dije metodologjikisht dhe si mendësi, e çliron prej gjithfarë kufijsh që, ndonëse ideologjikisht janë refuzuar, vazhdojnë të kenë fuqi veprimi pengues.

Nëse kufijtë e atdheut shkojnë deri në atë thellësi ku shkon prekja me gjuhën e tjetrit dhe deri në atë gjerësi ku sapientia hermeneutica nuk ka punë, mund të thuhet se ky dijetar ia ka arritur të formësojë pa bujë dhe pa patetikë pikërisht ngushtësinë e shumë kategorive limes që shkenca shqiptare i ka pasur.

Në shtatë studimet për veprën e De Radës sërish nyja themelore njësuese është ura: urat midis romantizmit europian, bajronizmit, dhe veprës së poetit; urat midis shekullit të iluminizmit gjuhësor dhe shekullit të iluminizmit kombëtar; urat midis letërsisë së De Radës dhe mendimit poetik-letrar europian; urat midis letërsisë popullore dhe asaj refleksive; urat midis rilindësit arbëresh dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare në vendet fqinje, si Risorgimento-ja dhe Neohelenizmi - Νεοελληνισμός (duke përfshirë dhe rolin e vetë shqiptarëve për shpalljen e ideve themelore të tij, pa përjashtuar ato ekspansioniste); urat midis ideologjisë albaniste pararilindëse dhe lëvizjes kombëtare të shek. XIX (sidomos në studimet Arbëreshët për Rilindjen e Shqipërisë dhe Napoli, vatra kulturore e Rilindjes dhe vatra letrare e De Radës).

Të gjitha këto ura kishin bërë që shqiptarët tashmë të kuptonin se ishin të vetët; që përbën shkallën e parë të vetidentifikimit kombëtar. Ndonëse studime të lidhura ngushtësisht me pyetjet shkencore për projektin letrar të De Radës, ato i përgjigjen në nënshtrat pyetjes se kur shqiptarët, copëtuar në sanxhaqe e vilajete, me ndarje historike dhe kulturore prej fundit të Mesjetës, për herë të parë rinisën të ndihen si të njëri-tjetrit.

Koncepti i Francesco Altimarit, që mendimi rilindës ndër arbëreshët nuk ka qenë një zhvillim ishullor as në kohë dhe as në hapësirë është shkompleksues ndaj dijes shqiptare, e cila, në një anë e ka pranuar deri me mbiçmim vlerësimin e lartë të poetëve europianë për De Radën, por në anën tjetër e ka pasur të vështirë ta shohë atë të lidhur e të ndikuar edhe prej lëvizjes kombëtare për bashkimin e Italisë dhe për më tepër me idetë politike me ndikim europian në atë epokë.

Urat e Arbërit është një vepër që dëshmon jo vetëm dije të re, por dhe ekdotikë dhe epistemologji të re, mendësi të re. Ai vjen tek lexuesi shqiptar i sotëm si një propozim për të ndryshuar mendje, për të parë përmes dritaresh interpretuese më në brendësi të botës arbëreshe, mbijetesës së italo-shqiptarëve (sipas emërtimit të E. Çabejt) dhe rolit të tyre për zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe të mendimit shqiptar.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928187260
ean13
9789928187260
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...
500 Lekë
More

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2676

Botuesi: Migjeni

Fjalor i Arkeologjise, Ardit Miti, Eglantina Serjani

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit" ose çdo objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Tej prologut, shqipja dhe çështje të metodës, Ledi Shamku – Shkreli

Studiuesit e shqipes sot kanë mundësinë t’i zbatojnë të gjitha metodat studimore të cilave iu desh një shekull të thadroheshin. Preskriptivizmi duhet t’i takojë të shkuarës edhe në studimet tona mbi repertorin e shqipes. Didaktikat tona shkollore kanë po ashtu kaq nevojë për vrojtimet e drejtpërdrejta të përdorimeve gjuhësore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
2 000 Lekë
More

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
800 Lekë
More

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
3 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More