• Ka mbaruar
Normat zakonore dhe jeta shoqerore ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1
  • Normat zakonore dhe jeta shoqerore ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

OMBRA GVG

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, vëllimi i parë
Origjinali: Consuetudini e vita sociale nelle montagne albanese secondo il Kanun i Lek Dukagjinit
Gjinia: Histori, kulturë
Autori: Xhuzepe Kastelet
Shqipëroi: Qemal Veliaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 192
Pesha: 0.235 kg.
ISBN: 978-9928-06-043-3

Koment nga autori

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato, njohja e tyre do të mund të na dritësojë dhe të na prijë për të njohur vlerat psikologjike të popullatave malësore, apo të mbarë popullsisë shqiptare nëse dëshirohet më tej, ngaqë ato shprehin me to pjesën më të mirë të mbetur, më të pastër dhe të paprishur, pavarësisht invazionit turk.

Edhe duke mos pasur ndonjë njohje të përthelluar mbi të, të gjithë ata që kanë shkruar për çështje shqiptare nuk rrinë pa folur për Kanunin e Lek Dukagjinit, ndërkohë që profesori ynë i shquar Antonio Baldaçi, i cili kaq shumë dhe kaq mirë ka shkruar për Shqipërinë, i kushton faqe të shumta, në veprën e tij "Albania", një dokumenti të tillë mbresëlënës të vetëdijes juridike dhe shoqërore të malësorëve.

Prof. Thaloci, një studiues mjaft i shquar i çështjeve ballkanike, i cili, së paku sipas njohjeve të mia në lënde, ka studiuar më tepër nga të gjithë Kanunin e Lek Dukagjinit, jep për të një tablo të plotë në botimin e tij të vlertë "Albanische Forschungen" (Gjurmime shqiptare).

Por më tej, me përjashtim të përmbledhjes së Kanunin e Lek Dukagjinit, të hartuar në revistën "Hylli i Dritës" në vitet 1912, 1914 dhe 1921 – 1922 nga At Shtjefën Gjeçovi, dhe të disa studimeve të priftërinjve shqiptarë, një bibliografi e njëmendtë dhe serioze mbi argumentin në fjalë nuk ekziston.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060433
ean13
9789928060433
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë

Më 7 – 8 dhjetor 1984 zhvilloi punimet Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë", organizuar nga Akademia e Shkencaven e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Në punimet e saj morën pjesë punonjës të institucioneve shkencore, mësimore, kulturore e botuese të vendit, studiues e mësues të gjuhës shqipe, njerëz...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
700 Lekë
More

Botuesi: IDK

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Çeta e Profetëve, Pjetër Bogdani

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.
2 500 Lekë
More

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...
500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Laberise

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (kopertinë e trashë)Origjinali: Kanuni i Lekë DukagjinitGjinia: Kanun, kulturëAutori: At Shtjefën GjeçoviShtëpia botuese: Botime FrançeskaneViti: 2010Fq. 148Pesha: 0.596 kgISBN: 978-99956-783-6-4
800 Lekë
More