Leke Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala
  • Leke Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

OMBRA GVG

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko – kulturor në të cilin ai jetoi e punoi.

460,00 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, me botimin kritik të varianteve dorëshkrim e të shtypur të veprës "E mbsuame e krështerë, 1592"
Gjinia: Studime albanologjike
Autori: Matteo Mandalà
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 564
Pesha: 1.676 kg.

Koment nga autori

Interesi për veprën e Lekë Matrangës më lindi gjatë kërkimeve që zhvillova pranë arkivit historik të eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe të dioqezës së Monreales, rreth viteve 1980 – 1984, kur isha ende student...

Në vitet 1984 – 1987, gjatë një fushate kërkimore trevjeçare që ndërmori Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe të Universitetit të Palermos, me nxitjen e mësuesit dhe udhëheqësit tim, prof. Antonino Guxetës, gjeta disa dokumente që më vonë vendosa t'i mblidhja e t'i paraqisja në një studim të shkurtër, që u botua në vitin 1989.

Duke qenë i sigurt se të tjera dokumente do të dilnin në dritë nga hulumtime më sistematike, vijova punën, që ndërkohë e kisha shtrirë edhe mbi studimin filologjik të tekstit të katekizmit.

... Megjithatë shumë çështje mbeten ende të pazgjidhura. Disa të dhëna të pakta kanë ndihmuar disi në davaritjen e mjegullës së dendur që mbulon identitetin e Matrangës e të personazheve të tjera që lidhen drejtpërdrejtë ose tërthorazi me botimin e përkthimit të tij, shumë aspekte të tjera të dorës së dytë, si fjala vjen , prejardhja e familjes Matranga, kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve aq shumë sa askujt nuk i ka rënë në sy fakti se madje edhe mbiemri i Matrangës është shtrembëruar në Matrënga.

Ngulimet arbëreshe në Sicili dëshmohen qysh nga mesi i shek. XV kur grupe të shumta arbëreshësh, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut (1468), u vendosën në disa krahina të Italisë Jugore. Hora e Arbëreshëve (në italisht Piana degli Albanesi), ngulimi më i madh arbëresh i Sicilisë, u themelua aty nga fundi i shek. XV.

Sipas të dhënave që kemi deri më sot, nuk mund të themi me siguri sa refugjatë arbëreshë u vendosën në zotërimet feudale të Monreales, e nuk dimë as se nga ç'treva shqipfolëse ballkanike vinin ata. Prej tyre njohim shumë mbiemra familjesh, disa prej të cilëve dëshmohen qysh nga Mesjeta...

Hulumtimet e kryera deri më sot mbi jetën e Lekë Matrangës nuk janë shquar për rreptësi shkencore e karakter sistematik, kushte të domosdoshme këto për inkuadrimin historiko – kulturor të veprës së tij.

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko – kulturor në të cilin ai jetoi e punoi.

Ky libër u botua për të parën herë në Itali në vitin 2004. Qysh atëherë mbi veprën e Lekë Matrangës nuk është sjellë asnjë kontribut tjetër i rëndësishëm. Për këtë arsye mendova ta botoj në shqip këtë libër ashtu siç doli shtatë vjet më parë, pra pa i hequr pothuajse asgjë strukturës origjinale të veprës.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
115,00 SEK
More

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.
115,00 SEK
More

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
115,00 SEK
More

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...
80,50 SEK
More

Botuesi: Naimi

Mitet e historiografisë arbëreshe, Matteo Mandala

Libri "Mundus vult decipi" i dijetarit arbëresh Matteo Mandalà është një libër që "u tregon vendin" pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX.
172,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
103,50 SEK
More

Trajtime Etimologjike, Robert Thomanikaj

Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...
57,50 SEK
More

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.
115,00 SEK
More

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.
92,00 SEK
More

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.
115,00 SEK
More