Studime Albanologjike

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Studime etimologjike ne fushe te Shqipes vol. 1, Eqrem Cabej Shfaq të madhe

Studime etimologjike ne fushe te Shqipes, Eqrem Cabej, vol. 1

SKU000426

Produkt i ri

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës.

Më shumë detaje

Në gjendje

$6.76

-20%

$8.45

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vëllimi i parë
Origjinali: Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vëllimi i parë
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave
Viti: 1982
Fq. 343
Pesha: 0.591 kg

Koment mbi librin

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës.

Ajo përshkohet nga dashuria dhe nderimi për gjuhën shqipe, për këtë thesar të çmuar të kulturës sonë kombëtare, ku është derdhur gjenia krijuese e popullit gjatë shekujve. Puna kërkimore për historinë e gjuhës shqipe dhe veçanërisht për studimet etimologjike kanë një traditë relativisht të gjatë.

Por, si për të gjitha fushat e tjera të dijes e të jetës në përgjithësi, edhe në fushën e studimeve etimologjike për shqipen vetëm pas Çlirimit u krijuan kushtet për një veprimtari shkencore e të organizuar e sistematike. Zhvillim dhe thellimi gjithnjë më i madh i kërkimeve në fushën e historisë së gjuhës shqipe, studimi i teksteve të letërsisë së vjetër shqipe dhe gjurmimi e studimi tërësor i dialekteve të shqipes në të gjitha trojet e saj, puna e madhe që është bërë e po bëhet nga institucionet tona shkencore për mbledhjen e leksikut të shqipes nga goja e popullit dhe për studimin e tij sistematik, për grumbullimin, sistemimin e përpunimin shkencor të materialeve folklorike, etnografike etj.

Fjalorët e rëndësishëm që janë botuar pas Çlirimit dhe zhvillimi i vrullshëm I letërsisë politiko-shoqërorë, artistike e shkencore të kohës sonë, kanë hedhur në qarkullim një pasuri të madhe të visarit leksikor të gjuhës sonë, të panjohur më parë dhe kanë dhënë mundësi për ti parë më thellë e më gjerë mjaft çështje të etimologjive të fjalëve në gjuhën shqipe. Në tërësinë dhe pasurinë e saj kjo vepër përbën një kontribut të rëndësishëm edhe për ballkanologjinë, për indoevropianistikën e për teorinë e përgjithshme të etimologjisë.

Reviews

Write a review

Studime etimologjike ne fushe te Shqipes, Eqrem Cabej, vol. 1

Studime etimologjike ne fushe te Shqipes, Eqrem Cabej, vol. 1

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)