• Banner

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

103,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë
Origjinali: Fjalor dialektor, me fjalë e shprehje nga Jugu i Shqipërisë
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Pano Tase
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2006
fq. 306
Pesha: 0.369 kg
ISBN: 978-99927-33-75-6

Mbi librin

Ky fjalor besohet të jetë vjelë kryesisht nga këngët iso – polifonike të Shqipërisë së Jugut; pra, për sendërtimin e tij, Tase ka zgjedhur të transkiptojë më së shumti formën e kënduar të fjalës shqipe. Ç'vend mund të zërë kjo formë në tërësinë e mjeteve fjalore të shqipes?

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Rikthimi i bukurtingëllimit në shqipen letrare përmes zbutjes së kësaj vrazhdësie do të thotë, në terma të gjerë gjuhësorë, edhe rizgjim i shqipes së brendi. Botimi integral i "Fjalor dialektikor", përveç risive që sjell në fjalë, i cili është trefishi i Fjalorthit të Ri të 1941, ofron edhe një visar shumë të çmuar etnolinguistik.

Në të renditen, të ndara qartë dhe pastër nga hartuesi i tij, urime të ndryshme si ato për dolli, urime për lindje; ngushëllime, mallkime, pendime pas mallkimit, fjalë fyese e sharje për cene trupore, përkëdhelira, kanosje, gjëegjëza, njësi frazeologjike dhe proverba. Fjalor dialektor nuk do konsideruar thjesht si një përshfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.

Mbi autorin

Pano Tase (1903 – 1978) nga Lëshica e Përmetit u rrit në një mjedis atdhetar. Shkollën fillore e ndoqi në fshat. Në moshën 15 vjeçare emigroi në Turqi dhe u vendos në Stamboll, ku kreu gjithfarë punësh. Veç gjuhës greke e turke, mësoi edhe frëngjisht, italisht e rusisht, si dhe përfitoi edhe njohuritë bazë të anglishtes dhe armenishtes.

Kjo larushi sistemesh gjuhësore nxiti pasionin e tij për të njohur mekanizmin – gjuhë në përgjithësi dhe atë të shqipes në veçanti. Në fillim të viteve '30, pas 12 vjet kurbeti, u kthye në Shqipëri ku, pas një qëndrimi të shkurtër në vendlindje, u shpërngul përfundimisht në Tiranë. Sprovat e tij të para studimore në fushë të folklorit dhe etnologjisë u pasqyruan në "Fjalorin e Ri, fjalë të rralla të përdorura në Jug të Shqipërisë".

Në këtë vepër u paraqitën me besnikëri një mori formash të larmishme të ligjërimit që ofronte leksiku i trevës së vet. Që nga Paslufta e deri sa vdiq në moshën 75 vjeçare, Tase ia kushtoi energjitë mendore gjurmimeve dhe studimeve të shumta, që gjenden sot në arkivat në trajtë dorëshkrimesh, njëri prej të cilëve është edhe ky Fjalor dialektor. Në vitin 1998 Tases iu akordua pas vdekjes Medalja e Argjendtë e Urdhrit "Naim Frashëri".

Detajet e librit
Cabej
SKU000422
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 86,25 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...

Çmimi 460,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2374

Botuesi: Te tjere

Skrapari, visore dhe visare, Zylyftar Plaku

Në këtë libër paraqes krahinën e Skraparit dhe njerëzit e tij, natyrën, historinë, traditat, zakonet, karakterin, tiparet dhe temperamentin e këtij populli të formuar në këtë realitet. Qëllimi është tepër njerëzor dhe i thjeshtë: Të njihet krahina e Skraparit dhe njerëzit e saj.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.

Çmimi 230,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001946

Botuesi: Botart

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2182

Botuesi: Te tjere

Etruskishte - toskerishte, Niko Stylos

Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi. Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)