• Banner

  • Ka mbaruar

Turqizmat dhe semantika e tyre në fjalorët e shqipes, Lindita Latifi Xhanari

Studiuesja Latifi është pjesëmarrëse e dhjetëra Konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar kështu me kumtime shkencore, veçanërisht në fushë të marrëdhënieve të gjuhëve të Ballkanit me gjuhët orientale.

22,20 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Turqizmat dhe semantika e tyre në fjalorët e shqipes
Origjinali: Turqizmat dhe semantika e tyre në fjalorët e shqipes
Gjinia: Monografi, gjuhësi
Autori: Lindita Latifi Xhanari
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 312
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-285-7

Mbi autoren

Doc. Dr. Lindita Latifi (Xhanari) është pedagoge në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të
Historisë dhe të Filologjisë së Universitetit të Tiranës. Ajo punon prej vitesh në fushën e marrëdhënieve të shqipes me gjuhën turke, arabe dhe perse.

Studiuesja Latifi është pjesëmarrëse e dhjetëra Konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar kështu me kumtime shkencore, veçanërisht në fushë të marrëdhënieve të gjuhëve të Ballkanit me gjuhët orientale.

Ajo ka një përvojë të gjatë pune si pedagoge e Morfologjisë së gjuhës shqipe dhe në mësimdhënien e gjuhës shqipe për të huaj në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ka punuar si lektore e gjuhës shqipe në Università degli Studi di Palermo (Itali), gjatë periudhës 2002 – 2004, si dhe në Trakya Üniversitesi (Turqi), gjatë periudhës 2007 – 2009.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302857
ean13
9789994302857
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...

Çmimi 33,30 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Fjalor i barbarizmave perëndimore në gjuhën shqipe, Arion Hysenbegas

Fjalori nuk mund të mburret se është shterrues, se përfshijnë të gjitha fjalët e huaja që synojnë të hyjnë e të ngulen në gjuhën shqipe, por ka të drejtë të quhet një përpjekje e pastër, e prirë nga shqiptarizma, e cila dëshiron tu tregojë të gjithë shqiptarëve një të vërtetë të shëmtuar, që rreket të brejë fjalorin e gjuhës amëtare, ta tjetërsojë, ta...

Çmimi 12,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Trajtime Etimologjike, Robert Thomanikaj

Ndaj dhe ai jep mendimet e tij për mjaft fjalë e morfema, duke pretenduar se ndjek metodat shkencore e tërësisht të pavarura nga ndjenja atdhedashurie e patriotizmi. Fryma e tij kritike si në krahun “zyrtar” (Cabej, etj), ashtu edhe atë të kundërt (Dalipaj, etj) e bën atë të padëshirueshëm për shumicën e atyre që merren me gjuhësinë e krahasuar dhe...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë

Më 7 – 8 dhjetor 1984 zhvilloi punimet Konferenca shkencore "Gjuha letrare kombëtare shqipe dhe epoka jonë", organizuar nga Akademia e Shkencaven e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Në punimet e saj morën pjesë punonjës të institucioneve shkencore, mësimore, kulturore e botuese të vendit, studiues e mësues të gjuhës shqipe, njerëz...

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2586

Botuesi: Princi

Gjuha e epiroteve te vjeter, Arsim Spahiu

Arsim Spahiu u lind më 13 dhjetor 1942 në Prizren në një familje lumjane nga Kolesjani. Filloren e kreu në Prizren, dy vjet në Podujevë. Më 1956 – 1960 kreu gjimnazin në Kukës e më pas, në vitet 1961 – 1962 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, Universiteti i Tiranës.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Antropologji e Kanunit, Nebi Bardhoshi

Antropologjia e Kanunit, paraqet dhe problematizon debatin teorik në dijet sociale, kryesisht në antropologjinë e së drejtës. Duke u fokusuar te kanuni, e drejta zakonore, autori shqyrton raportet pushtet-dije në mendimin antropologjik, përthyerjen e këtij raporti në jetën e përditshme.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)