• Banner

  • Ka mbaruar

Trilogjia Albanika, Arshi Pipa

Trilogjia Albanika përbëhet nga tre vëllime: "Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë", "Jeronim De Rada" dhe "Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore".

39,64 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Trilogjia Albanika (kopertinë e trashë)
Origjinali: Trilogia Albanica
Gjinia: Studime albanologjike, kritika
Autori: Arshi Pipa
Shqipëroi:  Primo ShllakuMyftar GjanaAbdurrahim Myftiu
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2013
Fq. 780
Pesha: 1.884 kg
ISBN: 978-9928-4090-6-5

Mbi librin

Trilogjia Albanika përbëhet nga tre vëllime: "Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë", "Jeronim De Rada" dhe "Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore".

Koment nga autori mbi "Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë"

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Madje, rravgimet prej normës janë të atilla saqë çdo përpjekje për t'i përgjithësuar ka rezultuar e pakënaqshme. Për ta zgjidhur këtë problem, fillimisht do të më duhet ta shqyrtoja metrikën shqipe në tërësinë e saj, pastaj të përpiqesha për ta përcaktuar metrikën e Milosaos, e cila bazohet në atë të këngëve suaze të përgjithshme.

Por shumë shpejt, arrita të kuptoj se metrika shqipe është shumë më e ndërlikuar sesa kujtoja. Dhe kështu, ajo që fillimisht qe nisur si artikull, u rrit e u rrit derisa mori përmasat e kësaj monografie.

Por kjo monografi nuk do të mund të shkruhej pa një tjetër faktor ndihmëtar, interesin tim të rrënjosur për folklorin shqiptar. I lindur në Shkodër, kisha qenë me shumë fat që pata gjyshe nga ana e nënës një grua, dijet e së cilës ishin vetëm gojëdhënat e folku.

Koment nga autori mbi "Jeronim De Rada"

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.

Kur e këndova të plotë, në përkthimin italisht të Vittorio Gualtieri – t, u mahnita. Më ra në dorë edhe antologjia e hartuar nga Mikele Markiano me përkthime të krijimtarisë poetike të De Radës, ku gjeta pjesë të përzgjedhura mirë nga poema "Milosao".

Ky libër ndahet në tri pjesë. Pjesa e parë, e mbështetur në dorëshkrime të botuara e të pabotuara, përvijon rrugën e poetit të ri nga vjershat e para në italishte deri te "poema popullore klasike", Milosao. Pjesa e dytë merr në shqyrtim gjuhën dhe metrikën e De Radës. Kjo e fundit është trajtuar si rast i veçantë i metrikës së poezisë gojore italo – shqiptare, e cila është objekt i një kreu më vete.

Në pjesën e tretë, krejt krijimtaria e De Radës, me gjithë shkrimet në italishte, bëhet objekt i një shqyrtimi stilistik në lidhje të ngushtë me ideologjinë e poetit. Ky studim e shpjegon poezinë e De Radës si një dukuri sinkretizmi kulturor dhe e përkufizon Milosaon, "lule hibride", si poemë kalabro – shqiptare riti ortodoks.

Kreu i bibliografisë përfshin një përshkrim të dorëshkrimeve të De Radës në katër pika ku gjenden: Biblioteca Civica, Kozencë; Biblioteca Nazionale, Firence; Biblioteka Mbretërore, Kopenhagë; Arkivi i Shtetit, Tiranë.

Koment nga autori mbi "Letërsia shqipe, perspektiva shoqërore"

Ky libër është një vazhdim i eseve mbi letërsinë dhe folklorin shqiptar, disa prej të cilave të botuara plotësisht apo pjesërisht. Ndërsa gjenden disa vepra mbi historinë e letërsinë shqipe, mungon edhe një vepër mbi faktorët sociologjikë. Një vepër e tillë është më e nevojshme meqë letërsia shqipe është kryesisht një produkt (zhvillim) i folklorit, një shkencë shoqërore.

Eseja e parë "Ethos – i dhe Ethnos – i në traditën letrare arbëreshe" e çon lexuesin në origjinën e letërsisë shqipe, në gjysmën e parë të shekullit të 18. Ajo periudhë dëshmoi një interes në mbledhjen dhe përpunimin e poezisë gojore, kryesisht epike dhe të këngëve të shenjta nga priftërinjtë italo – shqiptarë të ritit ortodoks grek.

Inkubacioni letrar i këtij materiali folklorik dhe gati popullor, koleksioni më i hershëm i të cilit është Chieuti Codex (1737), zgjati një shekull të plotë. Në vitin 1936, Milosao, xhevahiri i letërsisë arbëreshe doli në dritë. Poema, origjina e thjeshtë e së cilës mbështetet në mbledhjen e këngëve të popullit nga De Rada në vendlindjen e vet të Kalabrisë, është kryevepra e letërsisë romantike që lulëzoi në shek. 19 dhe vazhdoi edhe pas arritjes së pavarësisë nga Shqipëria në 1912.

Detajet e librit
Princi

Referencat specifike

isbn
9789928409065
ean13
9789928409065
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001548

Botuesi: Princi

Për Migjenin, Arshi Pipa

"Për Migjenin" është një libër që përmbledh tri ese të autorit të shkruara në kohë të ndryshme: "Historia e dhimshme e nji shpirti të ri" (Revista "Kritika" 1944'), "Nderim për Migjenin" (Revista letrare, 1945) dhe "Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit".

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.

Çmimi 7,83 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2182

Botuesi: Te tjere

Etruskishte - toskerishte, Niko Stylos

Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi. Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2296

Botuesi: Plejad

Fjalor i mitologjise dhe demonologjise shqiptare, Azem Qazimi

Sipas asaj që thotë Ksenofoni në veprën e tij kushtuar Sokratit të madh, "daimonion – i" është një zë hyjnor që të magjeps, zë, që kohë pas kohe i paraqitej Sokratit dhe i tregonte se si duhej të vepronte, të mendonte dhe të sillej, se ç'është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e rremja, e madhërishmja.

Çmimi 6,44 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2123

Botuesi: Te tjere

Evolucioni gjuhesor, vol. 2, Robert Thomanikaj

Merita në këto dy libra qëndron edhe se, nëse lexuesi mund të nisë e të lodhet nga analiza e fjalëve të vjetra, ai gjen herë-herë midis kapitujve të pandarë disa analiza etimologjike mbi emra dhe toponime të njohura, të cilat e çlodhin atë.

Çmimi 4,46 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001947

Botuesi: Botart

Posta e Shqypnies, Maximilian Lambertz

Gazeta "Posta e Shqypniës" u botua në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Ajo doli në qytetin e Shkodrës me lejen dhe urdhrin e Komandës së Lartë Ushtarake të Austro - Hungarisë, pasi u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Ky organ botohej nga Shtypshkronja Françeskane e fretërve minorë dy herë në javë dhe si drejtues ishte Gjergj Fis

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)