• Banner

  • Ka mbaruar

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954 – 1955). 

25,50 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjuha shqipe dhe historia e saj (kopertinë e trashë)
Origjinali: Gjuha shqipe dhe historia e saj
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Shaban Demiraj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 424
Pesha: 0.891 kg
ISBN: 978-9928-164-77-3

Mbi autorin

Shaban Demiraj (1920 - ). Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954 – 1955). Në vitet 1948 – 1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë).

Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetvete rekord në historinë e arsimit në Shqipëri.

Si docent universiteti, ai ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morofologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe (shekujt XVII – XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot universitete të Shqipërisë, Kosovës, të Maqedonisë etj.

Drejtoi për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë (1962 – 1989). Në vitet 1962 – 1966 ka qenë zëvendës dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është laureat i dy Çmimeve të Republikës: të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhrin e Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).

Një jetë e tërë e mbushur me studim, me kërkim, me krijimtari shkencore të qëndrueshme, jetëgjatë. Ai ishte anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i Merituar (1990), anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993 – 1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Juglindore (1994 – 1998).

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001660

Botuesi: Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Çmimi 6,38 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...

Çmimi 34,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 59,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...

Çmimi 25,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001365

Botuesi: Te tjere

Shqipja nëna e gjuhëve, Xhuzepe Krispi

Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?

Çmimi 3,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2333

Botuesi: Argeta LMG

Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)