• Banner

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 8,22  Deri në 24,67 

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe
Origjinali: Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 304
Pesha: 0.361 kg
ISBN: 978-9928-109-44-6

Komente mbi librin

"Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë sonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme.

Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" që vetëm sepse ka qenë detyrë, është quajtur punim diplome, e tejkalon atë në shumë drejtime. Kjo pjesëz e vogël dhe e thjeshtë e sistemit të pjesëve të ligjëratës të gjuhës shqipe, megjithëse ka rënë në një dorë të re, në atë kohë student në prag të diplomimit, është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë.

Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia, madje edhe filozofia e gjuhës."

Prof. Dr. Ethem Likaj, akademik

"Monografia me titull "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu edhe me historinë e kulturës shqiptare.

Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi, megjithëse formësimi i tij konceptual u realizua në një periudhë jo dhe aq të afërt në kohë, pikërisht si rezultat i një pune të kujdesshme në të cilat do të shënohet si vendimtar dhe kontributi i udhëheqësit shkencor të saj, profesorit të nderuar Shaban Demiraj, të cilit dhe i kushtohet punimi në fjalë.

Studimi monografik "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik."

Prof. Asoc. Dr. Evalda Paci

Detajet e librit
2885

Të dhënat

Autori
Shaban Sinani
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Kanun, Xhafer Martini

Është i pari studim në llojin e vet që rrok një tërësi problemesh dhe dukurish kanunore që nuk janë prekur deri më sot nga studiues të tjerë. Mjafton të kujtojmë pak prej temave të tilla, si: ndikimi i Kuranit në Kanun, Kanuni dhe totalitarizmi, sjellja agresive, dhuna e fjalës, a e kishte Kanuni dënimin me vdekje, veprimet mbi Kanun, koncepti mbi burrin.

Çmimi 15,62 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2586

Botuesi: Princi

Gjuha e epiroteve te vjeter, Arsim Spahiu

Arsim Spahiu u lind më 13 dhjetor 1942 në Prizren në një familje lumjane nga Kolesjani. Filloren e kreu në Prizren, dy vjet në Podujevë. Më 1956 – 1960 kreu gjimnazin në Kukës e më pas, në vitet 1961 – 1962 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, Universiteti i Tiranës.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001947

Botuesi: Botart

Posta e Shqypnies, Maximilian Lambertz

Gazeta "Posta e Shqypniës" u botua në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Ajo doli në qytetin e Shkodrës me lejen dhe urdhrin e Komandës së Lartë Ushtarake të Austro - Hungarisë, pasi u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Ky organ botohej nga Shtypshkronja Françeskane e fretërve minorë dy herë në javë dhe si drejtues ishte Gjergj Fis

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: 2291

Botuesi: Botimet Dudaj

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit...

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)