• Banner

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare
Origjinali: E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare
Gjinia: Kulturë
Autori: At Giussepe Valentini
Shqipëroi: Dritan Thomollari
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2007
Fq. 456
Pesha: 0.583 kg
ISBN: 978-99956-619-2-6

Koment nga autori

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme juridike, antike, mesjetare dhe moderne, për të nxjerrë më pas një parashtrim historiko – përshkrueso – analitik, të gjithë fushës së gjerë të jetës dhe aktivitetit njerëzor të rregulluar nga këto zakone.

Dëshirova kështu t'i bëja një shërbim studiuesve të interesuar në këtë fushë (por ndoshta edhe studiuesve të sociologjisë, nëse kanë ndonjëherë interes t'i befasojnë institucionet sociale në mënyrën e në llojin e sistemimit të tyre më të thjeshtë), e në të njëjtën kohë edhe kombit shqiptar aq të dashur për mua, antikiteti, personaliteti dhe fisnikëria e të cilit demonstrohet nga mentaliteti i fuqishëm juridik, jo më pak e ndoshta më shumë se sa dhe vetë gjuha dhe poezia e tij.

Kombi shqiptar, ruajtësi dhe vazhdonjësi i fiseve antike të rajonit thrako – ilir e të qytetërimit të tyre, në një nivel goxha të kënaqshëm, i paraqet studiuesit me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesant: atë të konceptit juridik dhe të zakoneve që i mishërojnë ato.

Pjesa më e madhe e këtyre zakoneve, të pashkruara ndonjëherë zyrtarisht për aq sa na konstaton nga këndvështrimi dokumentar, përmblidhen përgjithësisht nën emrin e Kanunit, ose të quajtur ndryshe Kanuni i Maleve (Ligji i Maleve ose i komunitetit fisnor) ose i Dukagjinit apo i Lekës etj. sipas diferencimit që ai ka nëpër rajone të ndryshme; ky ligj ishte ose i toleruar ose i njohur të paktën de facto nga regjimi turk, madje edhe regjimet që e vijuan nga 1913 e këtej, u detyruan në një lloj mënyre ta kishin parasysh.

Megjithatë, nga ana e studiuesve ai filloi të vërehej vetëm rreth mesit të shekullit të shkuar, shpesh me një përpikmëri të mangët e gati gjithmonë të palidhur me dokumentet e historisë të së drejtës, që në Shqipëri nuk mungojnë. Një boshllëk të tillë të madh merr përsipër të mbushë ky libër.

Detajet e librit
Plejad
2881
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: 2873

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i trete

Ai paraqitej vërtet si një gjykatës i sinqertë, stimulues e mjeshtër i pakrahasueshëm. Tash e shihnim të rreptë e të ngurtë, sa të ngjallte një ndjenjë të fortë nënshtrimi, më pas të butë e këshillues, si njëri prej miqve të tu më të mirë.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: 2877

Botuesi: Plejad

Papa Kalisti lll, Skenderbeu, Shqiperia dhe kryqezata, Giussepe Valentini

Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi

Çmimi 8,33 
More
In Stock

Referenca: 2878

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 395-595, Giussepe Valentini

Që në fund të viteve '80, At Karmelo Kapici pat dëshiruar botimin e "Opera omnia" të Valentinit, ç'ka, siç thotë ai, "do të ishte një ndërmarrje kolosale, pasi mjafton të sillen ndërmend vëllimet e "Aketeve shqiptaro – venete", ose të paktën të pjesës më të madhe të shkrimeve të tij.

Çmimi 15,62 
More
In Stock

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Referenca: 2880

Botuesi: Plejad

Kontribute ne kronologjine e historise se Shqiperise 1060-1560, Giuseppe Valentini

Valentini arriti në Shqipëri në një kohë kur misionarët jezuitë tashmë e quanin të konsoliduar pozitën e tyre në gjirin e katolicizmit shkodran. Megjithatë, me mprehtësinë dhe intuitën që e karakterizonte, ai e kuptoi menjëherë se veprimtaria e tyre vërtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.

Çmimi 8,33 
More
In Stock

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.

Çmimi 6,25 
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 21,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 72,87 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Laberise

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)