• Banner

Fjalor i Arkeologjise, Ardit Miti, Eglantina Serjani

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit" ose çdo objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca e rrënojave.

138,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalor i Arkeologjisë
Origjinali: Fjalor i Arkeologjisë
Gjinia: Fjalor
Autori: Ardit Miti, Eglantina Serjani
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2009
Fq. 314
Pesha: 0.441 kg
ISBN: 978-99956-718-7-7

Koment nga autorët

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit", një mozaik si ai i "Bukuroshes së Durrësit", ose çdo element dhe objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca e rrënojave dhe e "së vjetrës".

Ky libër është nisma e parë për hartimin e një fjalori të plotë terminologjik në fushën e arkeologjisë, edhe pse nuk kanë munguar as më parë përpjekjet për hartimin e glosarëve tematikë. Pavarësisht prej mëtimeve, ne jemi të vetëdijshëm se ai nuk mund të ishte shterues as nga pikëpamja sasiore e as nga ajo cilësore.

Megjithatë, besojmë që fjalori do të jetë një instrument i vlefshëm si për studentët dhe profesionistët, të cilëve u jepet qasje e shpejtë dhe referuese për terma të njohur a të panjohur për ta, ashtu edhe për të interesuarit në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të kenë lehtësi në të kuptuarit dhe njohjen e terminologjisë.

Fjalori nuk ka vetëm natyrë përshkruese, por rreket të shkojë edhe më tej, duke sjellë një frymë interpretuese, në mënyrë të veçantë për ata terma që lidhen me trashëgiminë arkeologjike dhe kulturore shqiptare.

Detajet e librit
Migjeni
2676
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001372

Botuesi: Migjeni

Apollonia, Neritan Ceka

Për periudhën e hershme e dimë se Apollonia kishte një sistem të tillë ku pakica e lirë e popullsisë sundonte mbi shumicën jo të lirë. Megjithatë Aristoteli e konsideron këtë qeverisje si demokraci.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2819

Botuesi: Dituria

Arkeologjia e Mengjesit, Gezim Qendro

Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2333

Botuesi: Argeta LMG

Visare shqiptare, fjale te urta, vol. 2

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik, Mimoza Karagjozi Kore

Monografia "Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik" hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 69,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)