• Banner

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani
  • Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.

20,82 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës"
Origjinali: Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës"
Gjinia: Kulturë, trashëgimi
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2011
Fq. 692
Pesha: 1.074 kg
ISBN: 978-9928-109-03-3

Komente mbi librin

"Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.

Studimet e këtij autori për historinë e dorëshkrimeve të krishtera në Shqipëri janë mirëpritur nga qarqet shkencore ndërkombëtare dhe janë vlerësuar nga studiues të ndryshëm të shkrimeve biblike – ungjillore: paleografë, bizantologë, historianë të krishtërimit. Si rezultat i këtij vlerësimi, dy kodikët e purpurtë të Beratit janë regjistruar si pjesë të programit "Memoire du Monde" te UNESCO – s në vitin 2005."

Prof. Aleksandër Meksi

"Në këtë monografi për herë të parë shpallet pasuria e jashtëzakonshme e traditës së dorëshkrimeve të ruajtura në Shqipëri, me një koleksion që nuk mund të krahasohet jo vetëm me ato të popujve të tjerë të rajonit, por dhe në shkallë europiane.

Monografia që paraqet Sh. Sinani për herë të parë promovon në mjedis kombëtar e ndërkombëtar këtë traditë për të cilën dija shqiptare nuk e ka thënë fjalën e vet dhe tashmë po plotëson një vonesë të përligjur për një kohë, por jo për shumë kohë. Autori i monografisë ka shkruar një libër që ka të bëjë me identitetin shqiptar, një kulturë që nis prej një kohe parashqiptare."

Akademik Jorgo Bulo

Detajet e librit
Naimi
2585

Të dhënat

Autori
Shaban Sinani
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Shqiptarët dhe hebrenjtë, Shaban Sinani

Puna juaj e thellë kërkimore dhe njohuritë e gjera rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri e në trevat, janë të një cilësie unike dhe një pasuri për kujtesën kolektive dhe historinë e asaj periudhe të errët në Europë.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...

Çmimi 41,64 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Në botën e arbëreshëve të Italisë, Eqrem Çabej

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Çmimi 8,85 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)