• Banner

  • Ka mbaruar
Kanuni i Leke Dukagjinit
  • Kanuni i Leke Dukagjinit
  • Kanuni i Leke Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 

11,05 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit 
Origjinali: Kanuni i Lekë Dukagjinit
Gjinia: Kulturë, trashëgimi
Shtëpia botuese: Kuvendi
Viti: 2015
Fq. 136
Pesha: 0.292 kg.
ISBN: 978-99927-928-6-5  

Mbi Lekë Dukagjinin

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini (1410 - 1481) ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit (1405 - 1468).

Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u lartësuan, kur morën nën sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji të Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit. Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në bregdetin e Adriatikut.

Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra; ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.

Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij, duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).

Me të drejtë kronistë e historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata, historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu.

Më me barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi shqiptarizmën.

Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan.

Ata nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur armiq të Republikës dhe të Krishtërimit.

Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin.

Ndërsa historianët kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj historianët heshtin.

Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë. Por të përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë.
Të përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve.

Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik.

Prandaj disa syresh kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij.

Në fund të viteve '50 të shek.XV Principata e Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një qendër tjetër e zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve.

Në këto kushte, Lekë Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve. Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve (turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt.

Me malësorët e Principatës së Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm ringriti qytezë - kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas.

Në këmbin të kësaj gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahine.

Gjatë kësaj periudhe (1458 - 1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i pashkruar, por veproi ndër shekuj si "Commom laë" anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX.

Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua.

Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar, mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët), duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë "identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi sundues" (P.Burke:169).

Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një "vepër monumentale" (A.Budaçovi - Kryeziu:22), "kontribut në thesarin e kulturës botërore" (C. Von Schëerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar "një personalitet imponues" (E.Durham:116) e "Hero Kombëtar" (J.Hahn:114) i popullit të vet.

Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve Dritëro Agolli ("Mundja e Lekë Dukagjinit", poezi, 1969), Henrik Lacaj ("Dy princa për një vashë", dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit "Rozafat" të Shkodrës më 1937, ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori ("Alessio Ducagini", melodramë, shkruar midis viteve 1855 - 1860 dhe botuar më 1983), piktori Naxhi Bakalli ("Kuvendi i Dukagjinit", tablo murale 4x3.2m në Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha ("Rrënjët e Dukagjinit", vizatime 1950 - 1956), piktori Simon Rrota ("Lekë Dukagjini", portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta ("Lekë Dukagjini", portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982) etj.

Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i Simon Rrotës (1887 - 1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore, me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin humanist të shek.XV.

Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me "një personalitet të jashtëzakonshëm", Lorenzo de Medici, me të cilin ne kemi dashur ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se "ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga shfaqjet e jashtme të tij.

Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve" (K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit .

Nëse ky krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve "Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa Firences" (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili "nuk ishte vetëm një burrë jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin.

Ishte koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t'i jepnin atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura arkitektonike të botës" (K.Clark:107 ).

Ne sot nuk jemi në gjendje as të restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: "më i bukuri në botë, në mesdhe apo rajon", sepse në atë kohë "kështjella e qytete të lulëzuara (shqiptare)... me pallate e monumente... u zhduknë nga faqja e dheut ... mbetnë si hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër" (F.S.Noli:591-592).

Por Kanuni i Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit është krijuar.

Komente mbi Leke Dukagjinin

"Me të vërtetë se nëpër botim të "Kanuninit të Lekë Dukagjinit" i bahet komit nji shërbim i dobishëm, mbasi çdo nji shtet qi thotë se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t'arsyes e të hullis së gjutetnis së vërtetë, ligjet gojdhase e qi përmlidhen në kanunin doketar të komit, kan nji ransi të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sysh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjet e shtetit."

At Gjergj Fishta

"Po kush ka qenë ky Lekë Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit... të cilët këtë emër ia atribuojnë heroit të tyre kombëtar."

J.G. von Hahn

"Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës... Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut."

Edith Durham

Detajet e librit
Te tjere
2537

Referencat specifike

isbn
9789992792865
ean13
9789992792865
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2117

Botuesi: Toena

Kanuni i Laberise

Populli i Labërisë, sikurse i gjithë populli shqiptar, i shquar për atdhedashuri e trimëri, ka bërë qëndresë shekullore dhe luftëra kundër pushtuesve të huaj për liri e pavarësi kombëtare, për të ruajtur vetëqenien, identitetin kombëtar, gjuhën, zakonet e traditat e veta kulturore të trashëguara nga paraardhësit e tyre ilirë

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2875

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste historike, Giussepe Valentini

Duket pothuajse e pamundur që të kesh parasysh plotësisht në një përmbledhje të shkurtër publikimet e panumërta të Xhuzepe Valentinit, që kanë si objekt çështjet e historisë shqiptare. Në një periudhë edhe më të hershme shkon përpjekja e Valentinit për të hartuar një kronologji të historisë së shqiptarëve.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 6,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Dukuri të shqipes bashkëkohore, Ledi Shamku - Shkreli

“Dukuri të shqipes bashkëkohore” është një përmbledhje aktesh mbajtur në Takimin Shkencor që Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me iniciativë të Rrethit Gjuhësor të Tiranës, organizoi me gjuhëtarin e njohur, prof. Tullio de Mauro në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në dt. 5 – 8 tetor 2005.

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2182

Botuesi: Te tjere

Etruskishte - toskerishte, Niko Stylos

Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi. Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2584

Botuesi: Plejad

Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej gati 40 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore "Doktor i Shkencave" (1992) dhe "Drejtues Kërkimesh – Profesor" (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)