• Banner

Skrapari, visore dhe visare, Zylyftar Plaku
  • Skrapari, visore dhe visare, Zylyftar Plaku

Skrapari, visore dhe visare, Zylyftar Plaku

Në këtë libër paraqes krahinën e Skraparit dhe njerëzit e tij, natyrën, historinë, traditat, zakonet, karakterin, tiparet dhe temperamentin e këtij populli të formuar në këtë realitet. Qëllimi është tepër njerëzor dhe i thjeshtë: Të njihet krahina e Skraparit dhe njerëzit e saj.

57,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skrapari, visore dhe visare
Origjinali: Skrapari, visore dhe visare
Gjinia: Studim etno – kulturor
Autori: Zylyftar Plaku
Shtëpia botuese: Jonalda
Viti: 2012
Fq. 152
Pesha: 0.191 kg

Koment nga autori

Në këtë libër paraqes krahinën e Skraparit dhe njerëzit e tij, natyrën, historinë, traditat, zakonet, karakterin, tiparet dhe temperamentin e këtij populli të formuar në këtë realitet. Qëllimi është tepër njerëzor dhe i thjeshtë: Të njihet krahina e Skraparit dhe njerëzit e saj, gjithashtu nëpërmjet kësaj njohjeje historiko – kulturore të vërehen edhe ndryshimet apo të synohen këto ndryshime në sensin pozitiv të zhvillimit të shoqërisë.

Shpeshherë, fjalën traditë e kuptojmë si ruajtje të çdo gjëje të shkuar, të vjetër, që duhet respektuar, por që merret shabllon e që duket sikur nuk ndryshon. Në fakt, tradita është, në mënyrë figurative, një magazinë që jo vetëm ruan, por edhe që shton, përherë e vazhdimisht, përvoja që lindin, ku të tjerëve që vijnë pas, ato u duhen dhe u shkojnë me kohën.

Në shenjë respekti për të gjithë banorët e Skraparit, të cilët kudo që janë vendosur me banim, jo vetëm nuk e harrojnë vendlindjen dhe krenohen me të, por edukojnë pasardhësit e tyre, që lindin e jetojnë në qytete të mëdha shqiptare dhe europiane me krenari.

Detajet e librit
Te tjere
2374
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Faik Konica

Meshari, Gjon Buzuku

Madhëria e Gjon Buzukut nuk qëndron as në humansitikën e tij të paqenë as në shkrimtarinë e tij mëse të dyshimtë; por qëndron gjetkë; e pikërisht këtu që Gjon Buzuku "em të dashunit së botëse sanë" mori në fakt vetë iniciativën e një vepre, me të cilën ai na zbardhi faqen në lëmin e palavruam të lukturës së fjalës së shkrueme, sikundër që afro një shekull...

Çmimi 287,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2872

Botuesi: Plejad

Vepra, Giuseppe Valentini, vellimi i dyte

Ai nuk u morr kurrë me politikë militante në Shqipni. Vepra e tij frymëzohej prej qëllimit të naltësimit të klasës intelektuale shqiptare drejt nji koncepti ma t'gjanë të jetës sociale në kultin e rregullit e frymës krenare t'energjive, ngjye në burimet ma t'thella të substancës etnike.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 805,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)