• Banner

  • Ka mbaruar

Fjalor i mitologjise dhe demonologjise shqiptare, Azem Qazimi

Sipas asaj që thotë Ksenofoni në veprën e tij kushtuar Sokratit të madh, "daimonion – i" është një zë hyjnor që të magjeps, zë, që kohë pas kohe i paraqitej Sokratit dhe i tregonte se si duhej të vepronte, të mendonte dhe të sillej, se ç'është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e rremja, e madhërishmja.

7,22 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fjalor i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare
Origjinali: Fjalor i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare
Gjinia: Fjalor
Autori: Azem Qazimi
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
Fq. 198
Pesha: 0.241 kg
ISBN: 978-99956-706-1-0

Mbi librin

Përgjithësisht, mitologjia shqiptare lidhet me demonologjinë popullore. Por ç'është demonologjia si e tillë? Daimonion – i (greqisht) është një qenie hyjnore, zëri hyjnor, "esenca hyjnore", "zoti i vogël" etj.

Sipas asaj që thotë Ksenofoni në veprën e tij kushtuar Sokratit të madh, "daimonion – i" është një zë hyjnor që të magjeps, zë, që kohë pas kohe i paraqitej Sokratit dhe i tregonte se si duhej të vepronte, të mendonte dhe të sillej, se ç'është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, e rremja, e madhërishmja.

Sipas Platonit, "daimonion – i" ishte një shpirt, që e mbikqyrte dhe ë bënte me dije Sokratin, zëri i tij i brendshëm. Hegeli mendonte se "daimonion – i" i Sokratit qe zëri këshillues, udhërrëfyes, "fillimi i njohjes së vetvetes dhe me të, fillimi i njohjes së lirisë së vërtetë" etj.

Të tëra thëniet e mësipërme kanë pjesë të së vërtetës. Në këtë kuptim demonologjia popullore i ka shërbyer njeriut shqiptar me shekuj si një rregullator shpirtëror, jo vetëm sipas riteve kalendarike, por në harmoni me mendësinë e tij.

Detajet e librit
Plejad
2296
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Fjalëtore shqip-gërqisht, gërqisht-shqip, Thimi Mitko

Deri më sot e kemi njohur Thimi Mitkon (1820 – 1890) më tepër si folklorist, e madje si themeluesin e folkloristikës shqiptare, dhe më pak si leksikograf. Ndonëse "Bleta Shqiptare" (Aleksandri, 1878) përmban edhe një sprovë leksikografike me titull "Fjalorth shqip – greqisht" vëmendja e studiuesve ka qenë përqendruar kryesisht në lëndën folklorike të...

Çmimi 23,31 
More
Në gjendje

Referenca: 2911

Botuesi: Naimi

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Albanologu i arvanitëve

Prej më shumë se pesë dekadave ai nuk ka reshtur së mbledhuri fjalë, këngë dhe duke zbuluar e gjurmuar të folmen dhe shpirtin e arvanitësve Albanologu grek ndoqi traditën më të vyer të albanologjisë dy shekullor në Greqi, duke i bërë shërbime të çmuara shkencës dhe oririgjinës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: 2182

Botuesi: Te tjere

Etruskishte - toskerishte, Niko Stylos

Niko Stylos, edhe ai arvanit, jo vetëm që nuk beson se arvanitasit janë të ardhur nga Shqipëria në Mesjetë në Greqi, por ato janë autoktonë atje dhe ka bindjen në të kundërtën e ndodhur në Lashtësi. Ilirët në viset e Shqipërisë e kanë prejardhjen nga Thiva e Beotisë.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Studime shqiptare, Johan Georg von Hahn

Këto fletë janë rezultat i një pune katërvjeçare. Megjithatë këto fletë përmbajnë vetëm copëza, asgjë të përfunduar komplet. Për të përmbledhur të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë në një tablo të madhe duhen forca dhe mjete të tjera, nga ato që ka patur në dispozicion autori.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)