Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli
  • Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

Klasifikimi i prozes popullore shqiptare, Agron Xhagolli

2291
Botimet Dudaj

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit shqiptar.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Klasifikimi i prozës popullore shqiptare
Origjinali: Klasifikimi i prozës popullore shqiptare
Gjinia: Kritikë letrare, studim
Autori: Agron Xhagolli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2001
Fq. 200
Pesha: 0.214 kg
ISBN: 978-99927-719-6-8

Mbi autorin

Prof. As. Dr. Agron Xhagolli (1949) ka kryer studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetin e Tiranes. Që nga viti 1975 është punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, sot Instituti i Kulturës Popullore. Interesat e tij shkencore kanë qenë dhe janë drejtuar në lloje të ndryshme të folklorit shqiptar.

Ka kryer ekspedita folklorike në të gjitha rrethet e Republikës së Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni dhe tek arbëreshët e Italisë. Ka realizuar, vetë ose me bashkautorë, botimin e nëntë veprave folklorike, dy nga të cilat janë përshirë në korpusin "Trashëgimi kulturore të popullit shqiptar".

Ka botuar në shumë organe shkencore trajtesa, përmbledhje studimore e monografi të veçanta dhe ka kumtuar në mjaft veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka dhënë ndihmesën e vet edhe në veprimtari pedagogjike si pedagog i lëndës së folklorit në degë të ndryshme të Universitetit të Tiranës, si dhe duke udhëhequr mbrojtje diplomash e disertacionesh.

Me vlerë të posaçme ka qenë puna dhe njohuritë e tij për organizimin dhe zhvillimin e festivaleve folklorike kombëtare. Rezultatet e arritura në studimet për folklorin dhe puna pasionante e kanë renditur Agron Xhagollin si një ndër figurat më të spikatura të folkloristikës shqiptare. Ai është zgjedhur anëtar dhe kryeredaktor në redaksi të ndryshme të revistave shkencore brenda dhe jashtë vendit, ku vazhdon të japë ndihmesën e tij të çmuar.

Detajet e librit
2291
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001365

Botuesi: Te tjere

Shqipja nëna e gjuhëve, Xhuzepe Krispi

Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?
400 Lekë
More

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
2 100 Lekë
More

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Cabej

Diana dhe zana, studime kulturhistorike, Eqrem Cabej

Tekstet e përfshira në këtë përmbledhje u shkruan e u botuan në pjesën më të madhe në vitet 1934 – 1942. Renditur këtu kronologjikisht, këto tekste dolën në periodikë të ndryshëm të kohës, në qytetet ku autori punonte gjatë kohës që i ka shkruar, si "Normalisti" në Elbasan, "Hylli i Dritës" në Shkodër etj. dhe përmblidhen këtu për herë të parë në një vëllim.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001946

Botuesi: Botart

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë
800 Lekë
More

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.
800 Lekë
More

Referenca: 2676

Botuesi: Migjeni

Fjalor i Arkeologjise, Ardit Miti, Eglantina Serjani

Qytete antike si Butrinti, Apolonia, Antigonea etj, monumente madhështore, si amfiteatri i Durrësit, varret e mbretërve ilirë të Selcës, kalatë e Beratit, Shkodrës etj, një bust si ai i "Hyjneshës së Butrintit" ose çdo objekt i prodhuar dhe i përdorur nga shoqëria njerëzore në të kaluarën, identifikojnë shpesh në arkeologjinë duke e përkufizuar si shkenca...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe