• Banner

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz
  • Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Maximilian Lambertz

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Periudha hipotetike në gjuhën shqipe
Origjinali: Die hypothetische periode im albanischen
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Maximilian Lambertz
Shqipëroi: Veniamin Dashi
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2011
Fq. 330
Pesha: 0.403 kg
ISBN: 978-9928-116-07-9

Komente mbi librin

"Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë të veçantë për sintaksën e krahasuar të gjuhëve ballkanike.

Lambercin e ka tërhequr vazhdimisht sintaksa e gjuhës së folklorit dhe e ligjërimit popullor të përditshëm. Ai është ndër të parët që i kushtoi vëmendje të veçantë studimit të saj, së pari me punimin për "Ciklin e Kreshnikëve" e më pas në një punim të posaçëm "Shqipja e ligjërimit bisedor".

Prof. Dr. Emil Lafe

"Monografia e tij mbi periudhën hipotetike mund të quhet me plot gojën e para e kësaj fare. Kjo vepër është një punë pioneri në një truall aq të papunuar, siç ishte sintaksa shqipe para gjysmë shekulli. Në lidhje me këtë studim, duhet të themi se edhe sot e kësaj dite mund të shërbejë si model për trajtimin e gjerë e të imët, për saktësinë e kriteret shkencore. Punimi mund të konsiderohet pothuajse shterues."

Prof. Dr. Jup Kastrati

Detajet e librit
SKU001946
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001947

Botuesi: Botart

Posta e Shqypnies, Maximilian Lambertz

Gazeta "Posta e Shqypniës" u botua në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht. Ajo doli në qytetin e Shkodrës me lejen dhe urdhrin e Komandës së Lartë Ushtarake të Austro - Hungarisë, pasi u themelua Komisia Letrare e Shkodrës. Ky organ botohej nga Shtypshkronja Françeskane e fretërve minorë dy herë në javë dhe si drejtues ishte Gjergj Fis

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Normat zakonore dhe jeta shoqërore në Kanunin e Lek Dukagjinit, Xhuzepe Kasteleti, vol. 1

Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë se normat zakonore të tij janë shprehje e brendshme dhe e vetvetishme e vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Albanologu i arvanitëve

Prej më shumë se pesë dekadave ai nuk ka reshtur së mbledhuri fjalë, këngë dhe duke zbuluar e gjurmuar të folmen dhe shpirtin e arvanitësve Albanologu grek ndoqi traditën më të vyer të albanologjisë dy shekullor në Greqi, duke i bërë shërbime të çmuara shkencës dhe oririgjinës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...

Çmimi 33,30 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001644

Botuesi: Te tjere

Barleti apo Becikemi, nje peshtjellim ne shkencen shqiptare

Në tetor 2010, në Tiranë, doli në qarkullim vepra: Barleti apo Becikemi - Një pështjellim në shkencën shqiptare, hartuar nga studiuesi Ilia S. Karanxha, i cili jeton e punon në Firence të Italisë. Pas një pune shumëvjeçare nëpër bibliotekat e atij qyteti, ky studiues ka hartuar pesë vepra me vlera të rëndësishme për jetën dhe

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Struktura etike e të drejtës zakonore shqiptare, Kazuhiko Yamamoto

Që në fillimet e shkrimeve të tij, Kazuhiko Yamamoto shtronte pyetjen: struktura etike e Kanunit: a përbën ai formën fillestare të etikës në shoqërinë njerëzore? Dhe nga analiza shkencore krahasuese autori arrin të japë përgjigje pozitive, duke e parë në lidhje të ngushtë me shoqërinë pa autoritet shtetëror

Çmimi 13,32 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)