Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej
  • Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

Elemente te gjuhesise dhe literatures shqipe, Eqrem Cabej

SKU001660
Cabej

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

7,43 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
Origjinali: Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Eqrem Çabej
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2009
Fq. 204
Pesha: 0.361 kg
ISBN: 978-99956-35-02-X

Mbi librin

Ky tekst është përftesë e dijes, por edhe apsionit të Çabejit 27- vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua në 1936. E ribotojmë sot për herë të parë të shtyrë nga dëshira e përtërimjes së misionit të Çabejit për formimin e vetëdijes brezore përmes rizgjimit të interesit ndaj gjuhës e kulturës sonë.

Autori nuk ndërhyn aty në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër edhe me shtjellimet filologjike, etimologjike dhe gramatologjike në fund të faqeve.

Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cili dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja.

Te ky proces, që vështron nga e ardhmja, Çabej zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen; ndaj nuk mjaftohet me përpilimin shterptë së shkuarës që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj. Mësojmë prej tij se nuk ka dobi ngërthimi i një populli tek e shkuara për këndellja e tharmit etnik që mpiks bukën e ardhmënisë së kombit.

Detajet e librit
Cabej
SKU001660
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000232

Botuesi: Cabej

Fraktalet e shqipes, Ardian Vehbiu

Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare: lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë.
5,95 CHF
More

Botuesi: IDK

Shqiptarët, nga mesjeta deri në ditët tona, Peter Bartl

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli...
8,92 CHF
More

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste kritike dhe letrare, At Giuseppe (Zef) Valentini

Pasi "e shpëtoi lëkurën për të mos përfunduar në daullen e ndonjë fanfare komuniste", at Zef Valentini u dërgua në 1946 në Milano, për të marrë drejtimin e revistës "Letture", revistë katolike ose thuajse kishtare, zyrtarisht e ngarkuar me udhëheqjen e kritikës, për Italinë, të prodhimit librar, sidomos letërsisë, dhe që atëherë i kalonte pikërisht...
6,94 CHF
More

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...
14,86 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Tekste të vjetra, Rexhep Ismajli

Ky libër ishte menduar në radhë të parë si krestomaci tekstesh të autorëve shqiptarë të shekullit XVII: Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, me shënime që lehtësojnë leximin e tyre. Kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre autorëve janë paraqitur në gjerësi më të madhe.
8,92 CHF
More

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
20,81 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Studime shqiptare, Panajot Kupitori

Vepra e Kupitorit, "Studime shqiptare", është sa historike dhe filologjike. Në pjesën e parë është paraqitur mendimi shkencor i kohës deri në shekullin XIX – të, për prejardhjen e gjuhës dhe etnisë shqiptare.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000937

Botuesi: Cabej

Shqipja totalitare, Ardian Vehbiu

Deri më tash, analizat me natyrë semantike të Ardian Vehbiut kanë shqyrtuar kryesisht stadet aktuale të repertorit gjuhësor, duke nxjerrë shpesh në pah simptomat e lëngatës nga të cilat vuan përdorimi gjuhor sot, sikundër mangësia fjalore, pasaktësia kuptimore apo huazimet e panevojshme.
6,94 CHF
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
9,91 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000218

Botuesi: Cabej

Shqipja në kapërcyell, epoka dhe gjuha e Gjon Buzukut, Eqrem Çabej

Nje ribotim, permbledhur e sistemuar, te nje punimi shkencor botuar ne disa numra te "Buletin per shkencat shoqerore" te vitit 1955, pra gjysme shekulli me pare. Punimi i Cabejt ne thelb shkon pertej atij veshtrimi te vemendshem e skrupuloz rreth zanafillave te shqipes se shkruar.
6,44 CHF
More

Referenca: SKU000219

Botuesi: Cabej

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Eqrem Çabej

Kjo ese e përmbledhur mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare, e shkruar gati 70 vjet më parë, konsiderohet akoma edhe sot si një tekst themeltar për kuptimin dhe shpjegimin e historisë dhe mentalitetit shqiptar.
6,44 CHF
More

Referenca: SKU000421

Botuesi: Cabej

Hyrje në Indoeuropianistikë, Eqrem Çabej

Këto janë leksionet e folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej në vitet shkollore 1971-1973 në Universitetin e Prishtinës, për studentët e ciklit pasuniversitar. Këto leklsione u patën inçizuar në magnetofon e u patën zbardhur atëhere dhe u qenë shpërndarë studentëve në trajtën e një dispense të shaptilografuar.
7,93 CHF
More

Referenca: SKU000426

Botuesi: Cabej

Studime etimologjike në fushë të Shqipes, vol. 1, Eqrem Çabej

Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. E. Cabej-t vendin qendror e zënë "Studimet Etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës së autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të...
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000778

Botuesi: Te tjere

Eqrem Cabej, Shaban Demiraj

Titulli: Eqrem ÇabejOrigjinali: Eqrem ÇabejGjinia: BiografiAutori: Shaban DemirajShtëpia botuese: Akademia e ShkencaveViti: 2008Fq. 324Pesha: 0.431 kg
8,92 CHF
More

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...
6,94 CHF
More