Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Nji studim analitik, Mustafa Kruja
  • Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

SKU001098
Cabej

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nji studim analitik, gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne
Origjinali: Nji studim analitik, gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Mustafa Kruja
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2007
Fq. 288
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-99927-33-90-5

Mbi librin

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv; marrja në konsideratë e këtij zinxhiri nga politikat gjuhësore kishte me qenë pikërisht ajo procedurë pune që mundej t'i garantonte Shqipes Moderne edhe thellësinë historike.

Parë në këtë dritë, studimi analitik i Krujës paraqitet si një përpjekje e madhe dhe e vështirë për të argjinuar nga njëra anë primitivizmin e shqipes dhe nga ana tjetër shmangien e tjetërsimit të saj në kohën kur ajo po bëhej gjuhë shteti. Marrja e funksionit "zyrtar" don të thotë se gjuha shndërrohet edhe në mjet shkollimi, pra merr një përdorim masiv të ri.

Si e tillë, ajo nuk mund të jetë më sauvage; gjuha rregullarizohet. Por nëse rregullarizimi (normimi) nuk i ruan lidhjet organike me zhvillimin historik të krejt lëndës gjuhësore, ky normim i largon njerëzit nga trashëgimia e tyre kulturore; pra e varfëron bashkësinë në identitetin kulturor dhe historik të saj. Ruajtja e gjuhës shqipe nga këto pasoja qe dhe njëri ndër misionet e vështira që mori përsipër Kruja.

Në vitin 1955 Mustafa Kruja, shkruante në emigrim "Nji studim analitik, Ç'na mëson Frangu i Bardhë me Fjalorin e vet", ku siç thotë që në krye autori "kënduesi s'ka për të gjetun vetëm nji listë alfabetike të thatë të fjalëvet shqipe të Frangut të Bardhë (kund nja 2500), por diçka edhe mâ tepër, qi kam shpresë se mund t'i sjellë nji dobi praktike studimit të gjuhës s'onë përgjithsisht".

Botohet si vepër postum pas gjysmë shekulli nën kujdesin e Ledi Shamku – Shkrelit. Lënda i ra në dorë gjuhëtares nga trashëgimtarë të Krujës, më saktë nga Bashkim Merlika, i cili kish përgatitur dosjen me materialet të tjera shoqëruese dhe në bazë të tyre Shkreli, nëpërmjet kolanës "Excipere" të Botimeve Çabej, na e paraqet me titullin "Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne" dhe pajisur me një studim hyrës të sajin.

Vepra ka në fokus të parën vepër gjuhësore në shqip "Dictionarium" i Frang Bardhit (1635), dhe Kruja shënon që bëhet fjalë për "nji studim krahashimtar ndërmjet gjuhës së Bardhit e shqipes qi flitet e shkruhet sod nga pikpamja gramatikore". Bashkë me këtë vepër dhe deri para saj, në vitet '30 – '40, ai kishte sjellë ndërkohë edhe një risi metodike në shkencat tona filologjiko – gjuhësore, thelbi teorik i së cilës ka qenë sipas Shkrelit "sinkron me atë të bashkëkohësve të vet në Europë e Shtetet e Bashkuara - Fishman, Martinet, Benveniste, Bartoli, Migliorini etj.

Përtej interesit të mirëfilltë shkencor ndër etimologë dhe historianë të gjuhës që pret të ngjallë botimi për herë të parë, "Nji studim analitik, Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja Moderne", i shërben kujtdo që do të dijë më shumë rreth gjuhës shqipe.

Mbi autorin

Mustafa Kruja lindi në Krujë më 15 mars 1887, ku ndoqi edhe shkollën fillore. Më pas vijoi në gjimnazin e Janinës. Përfundoi studimet për shkenca politike në Universitetin "Mylkije" të Stambollit më 1910. Qe pjesmarrës në Kuvendin e Vlorës dhe njëri prej nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë. Prefekt në Vlorë, sekretar i parë i qeverisë së Ismail Qemalit dhe inspektor arsimi në Elbasan.

Më 1914 përkrahu Vidin e një vit më pas u arrestuar nga Esad Toptani dhe u burgos në Itali. Pas lirimit në 1917, punoi në Romë si kryredaktor i gazetës "Kuvendi" deri në mbajtjen e Kuvendit të Durrësit ku u emërua Ministër i Postë – Telegrafit deri më 1919. Deputet në vitet 1921 – 1922, u largua më pas në Jugosllavi si organizator i kryengritjes së marsit 1922. Erdhi në atdhe në qershor 1924 dhe u emërua nga Fan Noli prefekt në Shkodër.

Me riardhjen e Zogut emigroi në Zarë të Dalmacisë ku iu kushtua fort studimeve gjuhësore. Pas pushtimit u rikthye në vend si një nga 4 senatorët e Mbretërisë Italiane. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme më 1941 dhe Ministër i Drejtësisë më 1942.

Gjatë kësaj kohe themeloi Institutin e Studimeve Shqiptare duke e shndërruar atë në pol të rëndësishëm të studimeve albanologjike. Në tetor 1944 u largua drejt Vjenës dhe e kaloi në mërgim pjesën e mbetur të jetës (Austri, Itali, Egjipt, Francë, SHBA) duke iu përkushtuar memuaristikës dhe studimit të gjuhës shqipe. Vdiq më 27 dhjetor 1958 në Nagara Falls (SHBA).

Detajet e librit
Cabej
SKU001098

Referencat specifike

isbn
9789992733905
ean13
9789992733905
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Vepra, Thimi Mitko

Me rastin e 100 vjetorit të botimit të monumentit më të rëndësishëm folklorik të së kaluarës, "Bletës shqiptare", po jepet, bashkë me një ribotim të zgjeruar të kësaj vepre, edhe një përmbledhje e shkrimeve të autorit të saj, rilindësit tonë të shquar, Thimi Mitko.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2537

Botuesi: Te tjere

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun. Lekë Dukagjini ishte bashkëkohës i Gjergj Kastriotit. 
1 300 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Titulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (kopertinë e trashë)Origjinali: Kanuni i Lekë DukagjinitGjinia: Kanun, kulturëAutori: At Shtjefën GjeçoviShtëpia botuese: Botime FrançeskaneViti: 2010Fq. 148Pesha: 0.596 kgISBN: 978-99956-783-6-4
800 Lekë
More

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU000778

Botuesi: Te tjere

Eqrem Cabej, Shaban Demiraj

Titulli: Eqrem ÇabejOrigjinali: Eqrem ÇabejGjinia: BiografiAutori: Shaban DemirajShtëpia botuese: Akademia e ShkencaveViti: 2008Fq. 324Pesha: 0.431 kg
900 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001886

Botuesi: Botart

Ex Libris Scodrae, Elektra Capaliku

Elektra Çapaliku, me titullin kuptimplotë "EX LIBRIS SCODRAE", si një punim shkencor me burime të vjetra e të reja i ndarë në tetë kapituj. Kapitujt të ndarë në nënkapituj të vegjël, gjë që për autoren e librit është konceptuar në mënyrë që të ofrojë lexuesve të këtij libri një lexim sa më fuksional të tij.
500 Lekë
More

Botuesi: Berk

Gegërishtja verilindore, Xheladin Gosturani

Një studim i tillë i mirëpritur dhe deri më sot i munguar nuk do kuptuar thjesht si një inventar të dhënash dialektore, por si një burim i pakohë të dhënash që na mundësojnë vendosjen në kohë e në hapësirë të teksteve tona të vjetra filologjike
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Retorika e përgjithshme

Historia e ideve, njëlloj si historia politike, shënon perëndime dhe restaurime, shfronësime dhe rikthime.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.
900 Lekë
More