• Banner

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli
  • Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Standard dhe neostandard, prirje vetëstrukturuese të shqipes së sotme
Origjinali: Standard dhe neostandard, prirje vetëstrukturuese të shqipes së sotme
Gjinia: Gjuhësi
Autore: Ledi Shamku-Shkreli
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2007
Fq. 280
Pesha: 0.401 kg
ISBN: 978-99927-33-64-0

Mbi librin

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit. Gjuha standarde hyri në fuqi në Shqipëri që nga 1952 dhe u riafirmua me forcë në Kongresin e Drejtshkrimit, më 1972, duke lënë një seri problemesh të pazgjidhura.

Detajet e librit
Cabej
SKU001096

Referencat specifike

isbn
9789992733640
ean13
9789992733640
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000425

Botuesi: Cabej

Shtate vjet prolog, Ledi Shamku - Shkreli

Para se të bihet pre e alarmeve për bjerrje gjuhe, a jemi ndalur të vëzhgojmë pa paragjykime e me mjete shkencore si po e flasin shqipen shtresat e ndryshme socialkulturore? Si po vetërregullohen de facto shqipfolësit, që me instiktin e gjuhës amtare e ndiejnë se standardet që njësuan shqipen dekada më parë nuk u mjaftojnë më për të pasqyruar një jetesë...

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.

Çmimi 72,87 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.

Çmimi 31,23 
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Prejardhja e shqiptarëve, Shaban Demiraj

Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë "shqiptare".

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2881

Botuesi: Plejad

E drejta e komuniteteve ne traditen juridike shqiptare, Giussepe Valentini

Duke pasur nga njëra anë në dispozicion një numër të madh kopjesh të dokumentacionit historik, të botuar e ta pabotuar, dhe nga ana tjetër, një eksperiencë të mjaftueshme dhe të drejtpërdrejtë të zakoneve e dokeve të vendit, unë mendova t'i mblidhja ato në një "korpus" të dokumenteve të ndryshme.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.

Çmimi 10,41 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)