• Banner

Dashnoret, Padraig Standun
  • Dashnoret, Padraig Standun

Dashnoret, Padraig Standun

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,89 CHF Up to 14,68 CHF
Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.
4,95 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi
Titulli: DashnorëtOrigjinali: Súil le BreithGjinia: RomanAutori: Pádraig StandúnShqipëroi: Jorgji QirjakoShtëpia botuese: DituriaViti: 2008Fq. 144Pesha: 0.18 kgISBN: 978-99943-46-48-6 Mbi librin Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij. Kjo do të ishte një goditje për çdo burrë, kurse për Tomin, prifti i fshtatit, është një bombë e vërtetë. Por meqë ai është një njeri me ndërgjegjie dhe që nuk beson në përrallat e përkorjes seksuale (beqarisë) të klerikëve, vendos t'ua thotë të vërtetën besimtarëve të tij. Ky vendim është i vështirë dhe e bën dramatik shtjellimin e ngjarjeve. Dashnorët është shkruar më 1983, fillimisht në gjuhën irlandeze. Vetë autori e përktheu këtë bestseller në anglisht dhe që prej asaj kohe shumë të tjerë e kanë përkthyer këtë libër të vogël por të fortë në gjuhët më të mëdha të Europës. Pádraig Standún ka lindur më 1946 në Ballydavock (Irlandë). Ai është një shkrimtar i njohur dhe aktivist shoqëror. Gëzon popullaritet në saj të librave të tij, disa prej të cilëve janë ekranizuar. Është dorëzuar prift më 1971, tani është kapelan në Tourmakeady. Komente mbi librin "Të thuash tërheqës për këtë libër është vërtetë shumë pak!" Sunday Tribune "Oh, Atë, çfarë libri!" Sunday People  
Detajet e librit
SKU000973
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000968

Botuesi: Dituria

Dashuri pa rezistence, Gilles Rozier

Dashuria mes një ushtari çifut dhe një francezeje që jep leksione gjermanishteje. Lufta II Botërore. Romani përshkruan një Francë pa rezistencë, që i nënshtrohet historisë dhe dëshirave mes heroizmit të mjegullt dhe pasivitetit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001847

Botuesi: Te tjere

Thipi Thipi te therras, Kico Th. Spiri

Dy janë temat e vjershave të tij: dashuria dhe politika, bash ato që shkumëzojnë pasionet më të fuqishme të çdo kohe dhe shoqërie. Sa për dashurinë, në këtë mes nuk ka pikë dykuptimësie, çdo gjë është e qartë dhe e thënë copë si me shkronja shtypi.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 19,82 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)