Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ënddrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis
  • Ënddrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.

22,20 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëndrrat dhe dashuritë e një jete
Origjinali: Γιούγκερμαν
Kategoria: Roman
Autori: M. Karagacis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Botues: Pegi
Viti: 2022
Fq: 566
Pesha: 0.76 kg
ISBN: 978-9928-371-31-7
This book is in Albanian

Mbi librin
Ënddrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
Vasili Karloviç Junkerman është pinjoll i një familjeje të pasur finlandeze, i kredhur ne botën e qejfit, alkoolit, kumarit, mashtrimeve dhe zhvatjeve, i cili, për shkak të revolucionit rus e të tjera ngjarjeve të turbullta, përfundon në brigjet e Pierut.
Ashtu si Xhej Getsbi, Vasili Junkerman arrin të fitojë pushtet dhe pasuri përmes veprimtarive të dyshimta. Punësohet në një bankë dhe shpejt bëhet një prej krerëve të saj më të lartë, duke siguruar kështu jo vetëm një post qendror, por edhe mundësinë për mirëqenie të jashtëzakonshme. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra, të bukura, joshëse, përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë. Sidoqoftë, ai do të mbetet i pazoti për të kuptuar gruan që e dashuron e, kësisoj, thellësisht i papërmbushur dhe i dëshpëruar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371317
ean13
9789928371317
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000196

Botuesi: Ideart

Venera ne pelush, Leopold von Sacher - Masoch

Mund edhe të të ndëshkoja, por parapëlqej fjalët bindëse dhe jo goditjet e kamxhikut. Ti nuk ke asnjë të drejtë të më fajësosh. Mos ndoshta nuk kam qenë gjithnjë e sinqertë me ty? A mos ndoshta nuk të kam paralajmëruar? Mos ndoshta nuk të kam dashur?
7,77 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.
7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

E vetmja histori, Julian Barnes

Prekës, i gjallë dhe i thellë, E vetmja histori është një roman mbi memorien, përkushtimin dhe mënyrën se si dashuria e parë e përcakton një jetë përgjithmonë.
13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001487

Botuesi: Skanderbeg Books

Lamtumirë Lolitë, Melissa P

Gjashtëmbëdhjetë vjeçe, një ditar, zbulimi i një bote të re dhe të ndryshme: trupi i vet prej adoleshenteje, udhëtim në kërkim të vetvetes përmes seksit, dëshira për ta mbërthyer atë ndjenjë gjithnjë të pakapshme, siç është dashuria.
5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
16,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ëndërr, Arthur Schnitzler

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar.
6,66 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Dashnori i zonjës Çetërli, H. D. Lawrence

Romani Dashnori i zonjës Çetërli, i botuar për herë të parë në vitin 1928, ishte vepra e fundit dhe më e famshme artistike e tij. Ky roman sfidoi tabutë sociale dhe seksuale të kohës dhe u ndalua menjëherë si pornografi.
17,76 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.
7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.
7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Moshat e Lulusë, Almudena Grandes

Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.
9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.
7,77 
More
Ne gjendje