• Banner

Moshat e Luluse, Almudena Grandes
  • Moshat e Luluse, Almudena Grandes

Moshat e Lulusë, Almudena Grandes

Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.

850 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Moshat e Lulusë
Origjinali: Las edades de Lulu
Gjinia: Roman
Autori: Almudena Grandes
Shqipëroi: Ines Ekonomi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 240
Pesha: 0.297 kg.
ISBN: 978-9928-136-57-2

Mbi librin

"Moshat e Lulusë", romani i parë i Almudena Grandes, botuar në vitin 1989, me të cilin ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm që e ktheu atë në një shkrimtare kult të letërsisë erotike femërore.

Romani provokues që shkaktoi skandal në Spanjën e sapo dalë nga frankizmi dhe që po përballej me pasojat e një katolicizmi tradicional, i cili konsiderohet të ketë hapur një kapitull të ri të letërsisë erotike femërore. Përkthyer në mëse 20 gjuhë; shitur në mbi një milion e gjysmë kopje në mbarë botën. Fitues i Çmimit "La Sonrisa Vertical".

Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.

Dhe ndonëse Pablo e kishte paralajmëruar qysh në fillim që të bënte kujdes për të mos ngatërruar dashurinë me seksin, e për të mos kapërcyer atë vijë të hollë që ndante rregullat e mirësjelljes prej imoralitetit, ajo befas gjendet e përthithur në një jetë aventurash ku gjithçka është duke u bërë gjithnjë e më e rrezikshme...

Koment mbi librin

"Almudena Grandes ia doli të çajë rrethin e zakonshëm të lexuesve të letërsisë erotike, duke mbërritur një gamë mjaft më të gjerë lexuesish nga ambiente sociale nga më të ndryshmit."

El Mundo

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136572
ean13
9789928136572
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000973

Botuesi: Dituria

Dashnoret, Padraig Standun

Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)