• Banner

Buke me sallam, Charles Bukowski
  • Buke me sallam, Charles Bukowski

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bukë me sallam
Origjinali: Ham on Rye
Gjinia: Roman
Autori: Charles Bukowski
Shqipëroi: Iris Sojli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 360
Pesha: 0.391 kg.
ISBN: 978-9928-200-33-4

Mbi librin

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike. "Bukë me sallam" është padyshim romani më i mirë i Bukowski – t.

Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim. Aty rrëfehet për prindër patetikë, konformistë e të dhunshëm; për zbulimin vuajerist të seksit e për vetëdijen e thekshme të të qenit i përjashtuar; për revoltën kundër hipokrizive sociale të punës, të suksesit dhe të dashurisë për atdheun; për shkollën, ku hierarkitë shoqërorë janë të pashpresa dhe një riprodhim i së shkuarës; për profesorët groteskë dhe të frustruar dhe mësueset joshëse e mëmësore; për miqtë dhe rivalitetet e egra për të prirë "kopenë" e për të rregulluar ndonjë vajzë; e më së fundi, për ndjenjën poshtëruese të përjashtimit që shfaqet në dorëzimin ndaj alkoolit, së cilës vetëm shfryrja te shkrimi i dëshpëruar e kompulsiv do t'i japë një shpresë për shpagim.

Fragment nga libri

Problemi ishte se vazhdimisht duhej të zgjidhje mes dy të këqijave, dhe pavarësisht se ç'zgjedhje bëje, të rrëmbehej edhe një pjesë tjetër nga vetja, derisa nuk mbetej më asgjë. Në moshën njëzetepesëvjeçare, shumica e njerëzve kishin marrë fund.

Një komb i tërë shkërdhatash që ngisnin makina, hanin, pillnin kalamaj, bënin gjithçka në mënyrën më të tmerrshme, si për shembull, votonin për president kandidatin që u kujtonte më shumë vetveten.

Komente mbi librin

"Vulgar e megjithatë lirik, me raste zbavitës dhe pafundësisht i trishtë, Charles Bukowski vazhdon ta çbëjë pak nga pak botën dhe vetveten dhe, për herë të parë, fillojmë të shohim burimin e gjithë këtij zemërimi."

San Francisco Chronicle

"Roman i fuqishëm dhe, aty ku duhet, jashtëzakonisht zbavitës."

Sunday Telegraph

"Shpeshherë argëtues dhe gjithmonë i trishtë, "Bukë me sallam" është shkruar në një stil të ashpër, të zhveshur dhe të gjallët që e bën të admirueshëm këtë roman."

Times Literary Supplement

"Në një epokë konformizmi, Bukowski shkroi për ata që ishin siç askush nuk do të donte të ishte: të shëmtuarit, egoistët, të vetmuarit, të çmendurit."

Observer

"Në "Bukë me sallam", ai pati rolin e një udhëzuesi në makthin e personalitetit të tij, duke shkruar me një gjuhë të fortë e të drejtpërdrejtë."

The New York Times

Mbi autorin

Charles Bukowski ishte shkrimtari legjendar kalifornian, që u bë i famshëm për veprat e tij gjysmë – autobiografike për jetën e shtresave të ulëta amerikane. Ai botoi më shumë se dyzet e pesë libra në prozë dhe poezi. Romanet si "Factotum", "Bukë me sallam" dhe "Post Office" e bënë këtë alkoolik të përhershëm, e dikur edhe endacak, një shkrimtar të famshëm e të pasur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200334
ean13
9789928200334
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000968

Botuesi: Dituria

Dashuri pa rezistence, Gilles Rozier

Dashuria mes një ushtari çifut dhe një francezeje që jep leksione gjermanishteje. Lufta II Botërore. Romani përshkruan një Francë pa rezistencë, që i nënshtrohet historisë dhe dëshirave mes heroizmit të mjegullt dhe pasivitetit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001107

Botuesi: Te tjere

Tregimet Erotike

Në këtë përmbledhje janë veprat: Maiorca, nga Anais NinMadeoiselle Claude, nga Henry MilerFemra më e bukur në të gjithë qytetin, nga Charles Bukoësky Njeriu i ulur në koridor, nga Marguerite Duras Radhiqe e marrë, nga Michele MariE pushta, nga Astrit Cani.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000973

Botuesi: Dituria

Dashnoret, Padraig Standun

Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)