• Ka mbaruar
Enderr, Arthur Schnitzler
  • Enderr, Arthur Schnitzler

Ëndërr, Arthur Schnitzler

Pegi

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ëndërr
Origjinali: Traumnovelle
Gjinia: Roman
Autori: Arthur Schnitzler
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 136
Pesha: 0.145 kg.
ISBN: 978-9928-175-64-9

Mbi librin

Një eksplorim surreal i përmasave intime të martesës. Kurioziteti i sinqertë i Fridolinit për seksualitetin e bashkëshortes nuk i kundërvihet dot xhelozisë dhe narcizizmit të tij të lënduar. Schnitzler – i pyet veten sesi dy njerëz të zgjuar, tërheqës dhe të ndjeshëm mund të ndajnë një shtrat, një fëmijë dhe një jetë për vite me radhë, kur dëshirat e zjarrta erotike, të drejtuara gjetkë, janë të pashmangshme.

Duket se përgjigja qëndron te gënjeshtra, në një balancë sekretesh midis dy të huajsh. Vullneti i tyre për të hetuar fantazitë e kaluara dhe të tashme të njëri – tjetrit e bën martesën e tyre të pazakontë. Nëse ky origjinalitet e afron apo jo shkatërrimin e çiftit, kjo mbetet për t'u zbuluar.

Novela "Ëndërr" ka frymëzuar regjisorin e njohur Stenley Kubrick për realizimin e "Eyes wide shut" me aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise.

Komente mbi librin

"Romani "Ëndërr" i Arthur Schnitzler – it është teoria e Frojdit e shndërruar në mish e kocka. Ajo tregon se kur seksi, ëndrrat dhe turpi mblidhen së bashku mund të zbulohen shumë e shumë gjëra për kafshën njeri."

The Guardian

"Përditshmëria në të cilën gjejnë strehë personazhet e Schnitzler – it shpërfaqet si një lustër që mbulon problemet e pazgjidhura dhe shqetësuese që ngjyrosin këtë portret të shpirtit binjak."

Publishers Weekly

"Rrëfimet e tij më të mira u shkruan në vitet '20, duke përfshirë këtu edhe "Ëndërr", konfliktin shpirtëror bashkëkohor që frymëzoi filmin "Eyes wide shut"."

The New Yorker

Mbi autorin

Arthur Schnitzler (1862 – 1931), shkrimtar, dramaturg dhe mjek austriak me origjinë hebraike. Nën ndikimin e Frojdit, mikut të tij, ai qe ndër të parët që përdori "monologun e brendshëm" për të përshkruar fillin e mendimeve të personazheve të veta, duke u thelluar në hetime të holla psikologjike. Veprat e tij shpesh janë kontroversiale, sidomos për përshkrimin pa doreza të seksualitetit dhe ndikimin e tij mbi përditshmërinë tonë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175649
ean13
9789928175649
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU001219

Botuesi: OMBRA GVG

Tension i lartë, Edmond Tupja

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.
450 Lekë
More

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.
700 Lekë
More

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001107

Botuesi: Te tjere

Tregimet Erotike

Në këtë përmbledhje janë veprat: Maiorca, nga Anais NinMadeoiselle Claude, nga Henry MilerFemra më e bukur në të gjithë qytetin, nga Charles Bukoësky Njeriu i ulur në koridor, nga Marguerite Duras Radhiqe e marrë, nga Michele MariE pushta, nga Astrit Cani.
300 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.
1 000 Lekë
More

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?
700 Lekë
More

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001847

Botuesi: Te tjere

Thipi Thipi te therras, Kico Th. Spiri

Dy janë temat e vjershave të tij: dashuria dhe politika, bash ato që shkumëzojnë pasionet më të fuqishme të çdo kohe dhe shoqërie. Sa për dashurinë, në këtë mes nuk ka pikë dykuptimësie, çdo gjë është e qartë dhe e thënë copë si me shkronja shtypi.
400 Lekë
More

Botuesi: Albas

Dashnori i zonjës Çetërli, H. D. Lawrence

Romani Dashnori i zonjës Çetërli, i botuar për herë të parë në vitin 1928, ishte vepra e fundit dhe më e famshme artistike e tij. Ky roman sfidoi tabutë sociale dhe seksuale të kohës dhe u ndalua menjëherë si pornografi.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
500 Lekë
More

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More

Referenca: 2337

Botuesi: Te tjere

Tropiku i Kancerit, Henri Miller

Kur u shfaq romani i Henri Millerit "Tropiku i Kancerit", pati vetëm pritje përgëzuese të përkora, pa mëdyshje të kushtëzuara nga frika e dukjes së tyre si dashurues të pornografisë.
800 Lekë
More