• Banner

Pandershmëria, Dan Ariely
  • Pandershmeria, Dan Ariely
  • Pandershmëria, Dan Ariely

Pandershmëria, Dan Ariely

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pandershmëria
Origjinali: The (honest) truth abort dishonesty
Gjinia: Psikologji
Autori: Dan Ariely
Shqipëroi: Dorjana Daka
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 244
Pesha: 0.307 kg.
ISBN: 978-9928-200-83-9

Mbi librin

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

Nëpërmjet kërkimeve dhe eksperimenteve origjinale, autori zbulon cilat janë arsyet e vërteta të këtyre sjelljeve irracionale dhe tërësisht njerëzore. Shumica e njerëzve e konsideron veten të ndershëm, por në fakt, ne të gjithë mashtrojmë. Askush nuk ka imunitet dhe, në shumicën e rasteve, sjelljet e pandershme nuk bazohen në llogaritje përfitimesh, por në shtysa irracionale, për të cilat zakonisht jemi të pandërgjegjshëm.

Pandershmëria ndikon në botën tonë personale, profesionale dhe politike, edhe kur kemi opinionin më të lartë për veten tonë. Megjithatë, jo gjithçka është e humbur. Autori identifikon edhe çfarë na bën të jemi të ndershëm, duke treguar kështu rrugën drejt një etike më të pranishme në jetët tona të përditshme. I bazuar në fakte dhe kërkime shkencore, ky libër do të ndryshojë mënyrën se si perceptojmë veten dhe veprimet tona dhe të tjerët.

Fragment nga libri

Një për qind e njerëzve do të mbeten gjithmonë të ndershëm dhe nuk do t'i ndyjnë kurrë duart me vjedhje. Një tjetër njëpërqindësh do të jetë gjithmonë i pandershëm dhe do të përpiqet gjithmonë të të vjedhë çelësin e, më pas, të të marrë televizorin.

Pjesa tjetër do të qëndrojë e ndershme për sa kohë që ekzistojnë kushte të caktuara... por, nëse do të tundohen shumë, edhe ata do të dorëzohen. Çelësat nuk të mbrojnë nga hajdutët, sepse ata mund të hyjnë në shtëpinë tënde, nëse kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Çelësi do të të mbrojë nga njerëzit e ndershëm që mund të tundohen të provojnë nëse dera është e kyçur apo jo.

Koment nga Time.com

Ndër të tjera, libri zbulon me shumë finesë, mënyrat se si mashtrojmë dhe përsëri vazhdojmë ta konsiderojmë veten të ndershëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200839
ean13
9789928200839
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
10 libra të tjera në këtë kategori:
Përshtypjet (0)