Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Hegeli dhe shteti, Éric Weil
Pesë konferencca mbi filozofinë e së drejtës
Banner
Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues
Titulli: Banaliteti i së keqes, Eichmann në Jeruzalem
Origjinali: Eichamann in Jerusalem, A report on the Banality of Evil
Gjinia: Filozofi
Autori: Hannah Arendt
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2021
Fq. 384
Pesha: 0.398 Kg
ISBN: 978-99943-0-651-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Otto Adolf Eichmann (Ajhman), bir i Karl Adolfit dhe Maria Sheferlingut, i kapur në një lagje periferike të Buenos Airesit mbrëmjen e 1 majit 1960, i transportuar në Izrael nëntë ditë më vonë, me avion dhe i nxjerrë para Gjykatës së distriktit të Jeruzalemit më 11 prill 1961, duhet të përgjigjej për pesëmbëdhjetë akt-padi, pasi kishte kryer, "në bashkëpunim me të tjerë”, krime kundër popullit hebre, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nën regjimin nazist, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore". Hannah Arendt (Hana Arend) shkon në Jeruzalem si e dërguar e "New Yorker". Merr pjesë në debatin e zhvilluar në sallën e gjyqit dhe në artikujt që do të shkruajë për gazetën do të nxjerrë në pah dhe do të studiojë imtësisht problemet morale, politike dhe juridike që qëndrojnë pas çështjes Ajhman. Prej këtej lind një libër polemizues: shtron pyetje që kurrë s'do të donim t'i shtronim, jep përgjigje që nuk e kanë sigurinë qetësuese të një manikeizmi të lehtë. E Keqja që Ajhmani mishëron i duket Arendit "banale", ndaj dhe më e tmerrshme, sepse shërbëtorët e saj pak a shumë të vetëdijshëm nuk janë veçse burokratë të vegjël, gri. Kasapët e këtij shekulli nuk kanë “madhështinë" e demonëve: janë teknikë, i ngjasojnë shoshoqit dhe na ngjasojnë.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Pesë konferencca mbi filozofinë e së drejtës
Botuesi: Dija
I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
Botuesi: Shtëpia e Librit
Niccolò Machiavelli, një nga analistët më famëkëqij, që politika ka njohur, shpjegon në këtë ese një numër temash, përfshirë se si të organizojmë një komplot të suksesshëm, ose se si të ruhemi prej tij, se si një popull i korruptuar e ka shumë të vështirë të ruajë lirinë dhe se si një popull i pakorruptuar është i aftë të refuzojë dhuratat nga politikanët...
Vlerësimi yt i komentit nuk mund të dërgohet
Raporto komentin
Raporti u dërgua
Raporti yt nuk mund të dërgohet
Write your review
Vlerësimi u dërgua
Vlerësimi yt nuk mund të dërgohet