• Banner

Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera, George Orwell

Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. 

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Luani dhe njëbrirëshi dhe ese të tjera

Autori: George Orwell

Shqipëroi: Gjergj Erebara

Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit

Viti: 2022

f. 204

Pesha: 0.2 kg

ISBN: 978-9928-4728-0-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër sjell një përmbledhje të eseve të shkrimtarit britanik George Orwell, të shkruara mes viteve 1936 dhe 1946. Eseja Luani dhe njëbrirëshi u shkrua në një kohë kur Britania e Madhe po luftonte dëshpërimisht dhe pothuajse krejt vetëm përballë Gjermanisë Naziste. Kjo është eseja në të cilën Orwell jep disa nga përkufizimet më të mprehta mbi fashizmin, komunizmin dhe demokracinë, si dhe shpalos pikëpamjet e tij për “Socializmin Demokratik” ndërsa jep një pasqyrë konçize të Britanisë së Madhe, të karakteristikave kombëtare si dhe të rolit të saj si fuqi perandorake. 

Esetë e tjera, Të vrasësh një elefant, Kujtime nga libraria, Kufijtë e artit dhe propagandës, Letërsia dhe totalitarizmi, Parandalimi i letërsisë, Shpirti sportiv, Çfarë është fashizmi? dhe Ti dhe bomba atomike vijojnë të mbeten të shumëlexuara dhe të shumëcituara në të gjithë botën. 

Kopertina e pasme

...një aeroplan bombardues është i barabartë në çmim me pesëdhjetë autovetura të vogla, ose tetëdhjetë mijë palë çorape mëndafshi, apo një milion bukë. Dukshëm nuk është e mundur të kesh shumë avionë bombardues pa e ulur standardin kombëtar të jetesës. Luani dhe njëbrirëshi

Ja ku isha unë, njeriu i bardhë me pushkën e tij, duke qëndruar para një turme vendasish të paarmatosur, në dukje aktori kryesor në skenë; por në realitet unë isha vetëm një kukull absurde, që shtyhesha para e pas nga vullneti i këtyre fytyrave të verdha. Perceptova në këtë çast se kur njeriu i bardhë kthehet në tiran, është liria e atij vetë ajo që shkatërrohet. Të vrasësh një elefant

...epokat në të cilat arma dominuese është e shtrenjtë, ose e vështirë për t’u prodhuar, do të jenë epoka të despotizmit, ndërsa ato në të cilat arma dominuese është e lirë dhe e thjeshtë, njerëzit e zakonshëm do të kenë një mundësi. Ti dhe bomba atomike

Një shoqëri totalitare e suksesshme ka gjasa të krijojë një sistem mendimi skizofrenik, në të cilin, ligjet e arsyes së gjithëpranuar që konsiderohen si të vlefshme në jetën e përditshme dhe në disa shkenca ekzakte të caktuara, mund të injorohen nga politikanët, nga historianët dhe nga sociologët. Parandalimi i letërsisë

Kushdo që ndien vlerën e letërsisë, kushdo që sheh rolin qendror që ajo luan në zhvillimin e historisë njerëzore, duhet gjithashtu të shohë nevojën për t’i rezistuar totalitarizmit si një çështje jete apo vdekje, pavarësisht nëse totalitarizmi na imponohet ne apo jo. Letërsia dhe totalitarizmi

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928472809
ean13
9789928472809
10 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Collins Classics

Animal Farm, George Orwell

The animals at Manor Farm have had enough of Farmer Jones – he’s drunk, reckless and cares little for their welfare. When the boar, Old Major, shares his revolutionary plans, the animals are convinced they can thrive on their own once the despot Jones is overthrown.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

The Road to Wigan Pier, George Orwell

Orwell graphically and emphatically describes the hardships of ordinary people living in cramped slum housing, working in dangerous mines and growing hungry through malnutrition and social injustice. It is an honest, gripping and humane study that also looks at socialism as a solution to the problems facing working-class northerners – something many...

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Collins Classics

Nineteen Eighty-Four, George Orwell

The new notebook he’s begun to write in is definitely against the rules – in fact, the Thought Police could arrest him simply for having it. Yet, as Winston begins to write his own history, a seed of rebellion begins to grow in his heart – one that could have devastating consequences.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)