• Banner

Fabrikimi i bindjes përmes politikave të medies, Noam Chomsky, Edward Herman

Publikuar fillimisht në vitin 1988, Fabrikimi i Bindjes është bërë një analizë standard e trinomit qeveri-korporata-media si një ushtrim pushteti, ku media shërben për të fabrikuar nënshtrimin e popullsisë ndaj status quo-së.

18,70 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fabrikimi i bindjes përmes politikave të medies
Origjinali: MANUFACTURING CONSENT
The Political Economy of the Mass Media
Gjinia: Studime komunikimi
Autori: Noam ChomskyEdward Herman
Shqipëroi: Linda Mëniku
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2020
Fq. 672
Pesha: 0.650 kg
ISBN:  9789928332219

Mbi autorët

Noam Chomsky (lindur më 1928) është teoricien i gjuhësisë, puna e të cilit në vitet 1950 revolucionarizoi këtë fushë duke e trajtuar gjuhën si një aftësi unike njerëzore. Përmes kontributeve të tij në gjuhësi dhe në fusha të lidhura me të, përfshirë psikologjinë konjiktive dhe filozofitë e mendjes dhe gjuhës, Chomsky ndihmoi për të filluar dhe ushqyer atë që më vonë u njoh si “revolucioni konjiktiv.” Chomsky fitoi gjithashtu famë si disident politik për analizat e tij mbi ndikimin e elitave ekonomike në politikat e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara si dhe në kulturën intelektuale. 

Edward Samuel Herman (1925-2017) ishte një ekonomist, studiues i medias dhe kritik. Herman është i njohur për kritikat e tij ndaj medias, veçanërisht për modelin e propagandës që ai zhvilloi në bashkëpunim me Noam Chomsky.

Ai është përshkruar si një “demokrat radikal i përkushtuar”, një ideologji që kundërshton kontrollin korporativ mbi shoqërinë në favor të demokracisë direkte ndërkohë që distancohet nga lëvizjet e tjera radikale. Në studimet e tij ai u mor drejtpërsëdrejti me analizimin e mënyrës se si media korporative perëndimore raporton mbi konfliktet e dhunshme, deri në atë masë sa disa nga kritikët e tij e konsideruan atë mohues të gjenocidit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928332219
ean13
9789928332219
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001445

Botuesi: UET Press

Hyrje në komunikimin politik, Brian McNair

Më shumë se tetëdhjetë vjet më parë, Walter Lippman vërejti që praktika e demokracisë kishte "marrë kthesë". Procesi demokratik, që katër vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu duk me një shtrirje të padëgjuar më parë në historinë e njerëzimit, i shtyu faktorët politikë të përqafonin strategjitë e vetëdijshme të bindjes.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Post-truth, Matthew D’Ankona

Mirë se vini në epokën e post-truthit, koha kur arti i gënjeshtrës po e trondit nga themelet demokracinë. Votimi për Brexit-in; fitorja e Donald Trump-it; refuzimi i shkencës për ndryshimin klimatik; shpifjet për emigrantët – të gjitha këto kanë qenë të bazuara te fuqia për të evokuar ndjenja dhe jo fakte. Jetojmë në një epokë të re, ku teknologjitë...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi televizionin, Pierre Bourdieu

Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001302

Botuesi: Papirus

Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton

Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.

Çmimi 17,00 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)