• Banner

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell
  • Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.

750 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashnorja e dashnorit tim
Origjinali: My lover's lover
Gjinia: Roman
Autori: Maggie O'Farrell
Shqipëroi: Nasi Lera
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2005
Fq. 272
Pesha: 0.254 kg.
ISBN: 978-99943-33-21-6

Mbi librin

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London.

Lili është e papërgatitur për atë që e pret. Aty ajo ndien praninë më se të qartë të një gruaje tjetër, që dukej se kishte ikur me ngut, duke lënë pas vetëm një fustan festiv në dollap, një gjurmë të çuditshme në mur dhe një aromë mbytëse jasemini.

Kureshtja e Lilit kthehet në fiksim, saqë shpirti i asaj gruaje të çuditshme e ndjek gjithnjë e më shumë. Kush ishte ajo? Cilat ishin arsyet që e kishin bërë të zhdukej papritur? Por Markusi nuk pranon të flasë për ish të dashurën. Ajdeni, banori tjetër i asaj hyrjeje, duket se e kupton shqetësimin e Lilit, por as ai nuk do t'i thotë ndonjë gjë.

Komente mbi librin

"Magjepsës... romani i O'Farrell – it, shkruar me pasion dhe qartësi, përshkruan bukur se si një lidhje e vjetër mund të përndjekë një dashuri të re."

Elle, Read of the Mouth

"O'Farrell ka krijuar një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe plot ankth, duke nxjerrë në pah vuajtjet që mund t'i shkaktojnë të dashurit njëri – tjetrit. O'Farrell e kupton natyrën njerëzore deri në thellësitë më të frikshme dhe gjurmon mjeshtërisht një gjysmë të vërtetë për të të zënë në kurth e për të të magjepsur."

Time Out (London)

"Një histori tërheqëse dhe pasionante dashurie të dyfishtë, që e çon trillimin romantik bashkëkohor në një truall të egër... O'Farrell e rrëmben lexuesin duke shkruar me kaq thjeshtësi dhe ndershmëri, saqë pasioni mbetet i paerrësuar nga fjalët e panevojshme."

Literary Review

Mbi autoren

Maggie O'Farrell ka lindur në Irlandën e Veriut në vitin 1972 dhe është rritur në Uells dhe Skoci. Tani jeton në Londër. Pas studimeve letrare në Kembrixh, ajo iu përkushtua gazetarisë. Pas sukesit të romanit të saj të parë "Pas ti kishe ikur", e la karrierën si zëvendëskryeredaktore e faqeve letrare të "Independent on Sunday" për t'iu përkushtuar letërsisë.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9994333216
ean13
9994333216
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2451

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër pasioni, Sveva Casati Modignani

Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato që përshkruajnë gjithë këtë histori ku mbizotëron një protagoniste e vendosur të realizojë ëndrrat e saj pa tradhtuar vetveten. Liliana Korti rritet, së bashku me të tre vëllezërit, në një familje punëtore në Milanon e pasluftës. 

Çmimi 850 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Ajo dhe ai, Marc Levy

Ajo fshihet në Monmartrë. Ai jeton në Mare. Ajo është shumë e suksesshme. Ai jo tamam. Ajo, madje, është një yll kinemaje. Por ai nuk e di. Ajo ndihet vetëm. Edhe ai. Ai e bën për të qeshur. Ajo bën shumë gafa.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)