• Banner

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni
  • Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni
  • Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Kopshti i luleve sekrete, Cristina Caboni

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kopshti i luleve sekrete
Origjinali: Il giardino dei fiori segreti
Gjinia: Roman
Autori: Cristina Caboni
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2017
Fq. 360
Pesha: 0.466 kg.
ISBN: 978-9928-217-58-5

Mbi librin

Londër, Panairi i luleve në Çelsi, më i madhi në botë. Nën harqet e ngarkuara me trëndafila, Iris Donati është e lumtur: mes bimëve ndihet si në shtëpinë e saj. Një shtëpi e vërtetë, atë që kurrë s'e pati, sepse që në vogëli është endur nëpër botë vetëm me të atin.

Ndërsa përkulet për të parë më mirë një kompozim lulesh, Irisi ngrin në vend: përballë, dy sy që ngjajnë si dy pika uji me të sajtë. Po ata flokë gështenjë. Po ajo fytyrë. Vajza që ka përpara është identike me të. Quhet Viola.

Edhe ajo i do fort lulet dhe buqetat e saj janë ndër më të kërkuarat në Londër. Çdo siguri e Irisit shembet në çast. Ajo vajzë është motra e saj binjake. I kishin ndarë që kur ishin të vogla dhe, për njëzet vjet me radhë, asnjëra nuk e dinte se kishte një motër.

Përse vallë? Tani që sërish janë bashkë, Irisi dhe Viola duhet të zbulojnë arsyen. Sekreti fshihet në Itali, në Volterra, në vendlindjen e tyre. Mes rrugëve me qiparisa dhe shpateve të gjelbëruara, ngrihet një shtëpi antike, e rrethuar nga një kopsht i pamat.

Pikërisht këtu jetonin prej brezash Donatët, pikërisht këtu i pret gjyshja e tyre, Xhulia Donati. Vetëm ajo mund t'u rrëfejë për të vërtetën e ndarjes dhe t'i ndihmojë të gjejnë shtegun e duhur, në përmbushje të fatit të tyre. Irisi dhe Viola nuk e dinë, por çdo ¬çift binjakesh të familjes, prej shekujsh, duhej të kujdesej për kopshtin, ta mbante të lulëzuar dhe të kuptonte fuqinë e tij madhështore: shërimin e shpirtit.

Por një mister ka hedhur rrënjë në të shkuarën e familjes Donati, një mister që dita-ditës po vret kopshtin. Vetëm Irisi dhe Viola mund ta shpëtojnë. Një trëndafil i fshehur mund të shpjegojë gjithçka: sepse mes gjembave, mund të lindë zemra më e çmuar.

Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.

Nga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.

Komente mbi librin

"Cristina Caboni ka arritur majat e klasifikimeve italiane dhe të huaja."

Io Donna

"Librat e saj janë shumë të dashur për lexueset."

Famiglia Cristiana

"Një roman delikat, pasionant, romantik dhe hipnotizues nga një autore e konsideruar zbulim letrar."

Corriere della Sera

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978-9928-217-58-5
ean13
9789928217585
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria. Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t'i mposhtë frikërat e veta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Fustani i nuses, Rachel Hauck

Sharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t'u martuar me Timin?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P23

Botuesi: Fan Noli

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Rrëfimtarja, Jodi Picoult

Shumë zëra rrëfimtarë përfshihen brenda romanit të Jodi Picoult, duke lidhur fijet e kujtimeve të së kaluarës, me emocionet që trazojnë ujërat e të tashmes. Dhe çelësi për të kapërcyer situatën, qëndron edhe njëherë në forcën e rrëfimit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Miqësi e ngushtë, Danielle Steel

Unë e di se të kam shkaktuar shumë dhembje, por unë kam bërë atë që kam quajtur të drejtë. Dhe tani nuk më vjen keq për asgjë. I tillë jam. Një pjesë të vetes, pjesën më të madhe, ia dhashë luftës me te keqen – por, ama, diçka ka mbetur. Dhe, ndoshta, ajo që ka mbetur, mund të jetojë më tej.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Engjëlli mbrojtës, Nicholas Sparks

Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shume miq të dashur, që i kanë qëndruar gjithmonë afër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2176

Botuesi: Botimet Dudaj

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)