Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Pushime në vilë, Sophie Kinsella
  • Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

2412
Dituria

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe...

800 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Pushime në vilë

Gjinia: Roman

Autori: Sophie Kinsella

Shqipëroi: Erblina Kërçishta

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2012

Fq. 248

Pesha: 0.31 kg

ISBN: 978-9928-103-42-0

Mbi librin

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj, Gerardi, i ofron vilën e tij të mrekullueshme në Spanjë, ku mund të kalojë disa ditë në paqe...

Hjuja nuk është i lumtur. Amanda, gruaja e tij që s'ka të sharë, duket më tepër e interesuar për ngjyrën e mureve të apartamentit të tyre luksoz sesa për atë vetë, ndjaj Hjusë s'i mbetet tjetër veçse të punojë nga mëngjesi në mbrëmje. Por Gerardi, një shok i vjetër shkolle, të cilin e ka ritakuar rastësisht, i jep mundësinë ta thyejë këtë rutinë të mërzitshme duke i ofruar disa ditë pushime në shtëpinë e tij në Spanë... Ideale!

Dhe kështu Kloja dhe Hjuja, së bashku me familjet e tyre, gjenden në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend, duke zbuluar shumë të zhgënjyer se Gerardi i ka ftuar në vilë njëkohësisht. Fillimisht habiten, pro pastaj janë të detyruar t'i kalojnë ditët mes shqetësimesh të vogla, por mbi të gjitha mes tensonesh të fshehta. Sepse Kloja dhe Hjuja kanë një të shkuar të përbashkët, një e shkuar që zbulohet befas gjatë pushimeve që do të nxjerrin në pah mjaft të papritura dhe surpriza.  

Detajet e librit
2412

Referencat specifike

isbn
9789928103420
ean13
9789928103420
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Elita, Kiera Cass

Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Kurt Sejit dhe Murka, Nermin Bezmen

Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Femrave u pëlqen e kuqja, Daniela Farnese

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t'u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je e imja, Johanna Lindsey

Nuk ka burrë në botë që të zbutë Aleksandra Rubilovën. Mospranimi i papërkundur për t’u martuar i Aleksës, rebeles së papërmbajtur dhe të bukur, e ka mërzitur babain e saj të pafuqishëm. Prandaj, ai sajon një kontratë “të harruar prej kohësh” dhe ia dërgon atë vajzës së tij rebele, kontratë që thotë se Aleksandra është fejuar që në djep me libertinin e...
1 400 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Një dhuratë nga Tiffany, Melissa Hill

Cila vajzë nuk ka një ëndërr, qoftë dhe një herë të vetme në jetë, cila vajzë nuk dëshiron të marrë një dhuratë të çmuar, për më tepër nga Tiffany? Në Nju Jork, në Avenue 5, ditën e vigjiljes së Krishtlindjeve, dy burra kanë blerë një dhuratë për gruan që dashurojnë. Geri që thuajse e ksihte harruar dhuratën për të fejuarën Rashel, kujtohet për të dhe i...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Shtrat trëndafilash, Nora Roberts

Si vajza të vogla, Mekenzi, Ema, Lorela dhe Parkeri kalojnë orë të tëra duke luajtur rolet e tyre të parapëlqyera. Vite më pas, fantazitë e tyre bëhen realitet kur ato hapin agjencinë e tyre të dasmave, për t'ia bërë realitet ëndrrat çdo femre.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!
1 600 Lekë
More

Botuesi: Living

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë,...
1 400 Lekë
More

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.
900 Lekë
More

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
800 Lekë
More

Referenca: 2385

Botuesi: Dituria

E fiksuara pas dyqaneve ve kurore, Sophie Kinsella

Për Beki Blumvudin duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko – sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur pa shqetësime në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan së bashku me të dashurin, Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.
1 000 Lekë
More