Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

E kuqja e demave, Mira Meksi
  • E kuqja e demave, Mira Meksi

E kuqja e demave, Mira Meksi

SKU000894

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

7,29 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: E kuqja e demave
Origjinali: E kuqja e demave
Gjinia: Roman
Autori: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 184
Pesha: 0.25 kg.
ISBN: 978-99956-87-88-5

Mbi librin

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen egërsisht Dashuria dhe Vdekja.

Sikundërse kemi vënë në dukje edhe në disa hapësira të tjera, e tërë krijimtaria e Mira Meksit lind dhe kristalizohet nën dritën e hapjes ndaj tjetrit, duke rrëfyer për tjetrin. Kjo hapje, ky përtejësim, në faqet e këtij romani jepet në formë më të qartë dhe më të shprehur se në çdo roman apo tregim të saj të mëparshëm.

Ndërsa tek krijimtaria e mëparshme lexuesin e vërejmë të jepet si element strukturor i rrëfimit, porse në një trajtë fort të ndërfshehur, në faqet e këtij romani prania e tij jepet në formën më të hapur; ndryshe nga sa më parë, tek E kuqja e demave Meksi i drejtohet drejtpërsëdrejti dhe në emër lexuesit, madje, duke e shoqëruar këtë dialog me një ndriçim të fortë dhe mbresëlënës...

E kuqja e demave është një ikonë e madhe, një ikonë e gjallë, e mbrujtur me ngjyra të bollshme, me një vizualizëm ekspresionist dhe me një imazheri të prekshme surreale, por edhe me plot dritë-hije dhe me mister; porse, mbi të gjitha, është një ikonë vërtet e arrirë, në të gjitha kuptimet, ngjyresat dhe përftesat e këtij termi, për vetë ikonën, për natyrën dhe misterin e saj, një ikonë e përftuar nga soditja e ngulmët dhe misterike, nga bashkimi dhe shkrirja e dy universeve, e dy pafundësive, e pafundësisë së dritës hyjnore dhe asaj të shpirtit të soditësit.

Pikërisht kjo befasi, këto lëvizje plot zigzage, larg çdo skeme kanonike, të cilat i hasim të pranishme edhe tek hapësira ikonografike, janë gjithë sa na mbajnë gjithhershëm në suspense në tërë rrëfimtarinë e Mira Meksit, duke na shtyrë vazhdimisht drejt leximit të saj. Madje, më tepër sesa një herë.

Mbi autoren

Mira Meksi ka mbaruar studimet e larta për filologji frënge dhe hispanike. Është e njohur si përkthyese e Dumas-së, Yourcenar-it, Duras-it, Borges-it, Marquez-it, Paz-it, Cortazar-it, Neruda-s, etj dhe si autore romanesh, përmbledhjesh me tregime e librash për të rinj dhe fëmijë. Mira Meksi është kryeredaktore e revistës letrare "Mehr Licht!".

Detajet e librit
SKU000894
0

Të dhënat

Autori
Mira Meksi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Vajzat e mjegullës, Namik Dokle

"Vajzat e mjegullës" është romani i një dashurie të madhe, ku vërshojnë ndjesitë e dashurive ekzistenciale: dashurisë për jetën, për vendlindjen, për njerëzit, për gjuhën, për zakonet identifikuese, për mitet dhe legjendat ende të gjalla; është një roman i dashurisë për të bukurën në një realitet herë-herë të shëmtuar.
Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

15 ditë prilli, Anisa Markarian

Në një cep të sallës, një vajzë flokëverdhë e ngritur në këmbë po i bënte shenjë me dorë. Ishte aq trupimët e gjymtyrëhollë, saqë ngjante e parritur. E thërrmueshme, madje. Me një lëkurë të tejdukshme si cipë veze, dy gjinj të porsashpërthyer e një qafë qumështore si kërcell barishtor.
Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: 2249

Botuesi: Te tjere

Shqiptaret nuk e njohin grine, Vera Isaku

Vera Isaku lindi në mars te vitit 1955. Mbaroi Universitetin e Tiranës, dega Filologji 1979. Është ndër gazetarët themelues të gazetës "Rilindja Demokratike". Ka botuar me qindra artikuj në shtypin vendas dhe të huaj. Disa nga veprat e saj janë: "Fate tullace", "Qëllime të mira", "Asgjë përgjithmonë" etj.
Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000905

Botuesi: Onufri

E penguara, Requiem për Linda B. Ismail Kadare

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit".
Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.
Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000121

Botuesi: Ideart

Fantazma me sy njeriu, Mira Meksi

Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshte brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes.
Çmimi 3,00 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000717

Botuesi: Onufri

Frosina e Janines, Mira Meksi

Zonjën Frosinë e mbyllën në një sëndyk venecian të larë në argjend dhe pak përpara se të zbardhte e hodhën në ujërat pis të liqenit. Pas saj, diku më larg, shprazën në liqen gjithë mllefin e Ali Pashait, vezirit të Janinës, duke mbytur, lidhur këmbë e duar edhe gjashtëmbëdhjetë gra të tjera që lebetiteshin duke thirrur zot e qiell.
Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.
Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.
Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Follow us on Facebook