• Banner

  • Ka mbaruar

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

SKU000857

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

400 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Asgjëtë e vogla të Zotit
Origjinali: Asgjëtë e vogla të Zotit
Gjinia: Roman
Autori: Gazmend Krasniqi
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Fq: 152
Pesha: 0.20 kg

Mbi autorin

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Aktualisht jeton e punon në Tiranë. Edukimi i parë si nxënës i një shkolle arti, si dhe puna shumëvjeçare si drejtues i një galerie arti e shënjojnë thellësisht veprën e tij letrare: kjo duket në kolazhet dhe pastiche-t që përzihen me format më tradicionale të të rrëfyerit, ku gjëra, shpesh të pangjashme, ngjiten për të krijuar një realitet të ri, i cili mund të ketë gjasa të tjera.

Kjo përforcohet nga krijimi i fundit të hapur dhe situatat e pangulitura. Nga stereotipat e prozës, klishetë gjuhësore dhe rregullat kanonike të shkrimit, ai përdor ato që mund të marrë në mbrojtje në një epokë ku janë vënë në dyshim fuqitë e letërsisë.

Gjatë itinerarit të tij shumëvjeçar Gazmend Krasniqi është udhëhequr prej parimit të formuluar nga poeti francez Stephane Mallarme: më mirë një libër i vetëm, i organizuar dhe i punuar fort, sesa një përmbledhje frymëzimesh të rastësishme, qofshin këto edhe të mrekullueshme.Prirja në drejtim të cilësisë e jo të sasisë, përcakton edhe veprën narrative të Gazmend Krasniqit.

Në vartësi të subjektit që ndërron për çdo roman, ai ndërron edhe stilin, duke kërkuar atë që kjo vepër të mishërohet. Kështu, çdo vepër ndryshon pozitivisht nga pikëpamja e formës letrare.Gazmend Krasniqi është autor i disa dramave. Ai është vlerësuar me çmim në tre konkurset mbarëkombëtare të zhvilluara në Tiranë dhe në Prishtinë. (2003, 2007, 2009).

Detajet e librit
SKU000857
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000684

Botuesi: OMSCA-1

Bar Parajsa, Gazmend Krasniqi

(0)

Një çift të dashuruarish përballë dilemave të fatit, jetës dhe vdekjes. Në përpjekjen për t'u vënë emër këtyre gjërave, ata... Gjithçka e rrëfyer me një teknikë bashkëkohore brilante nga shkrimtari Gazmend Krasniqi. Ai interesohet më fort për mënyrën se si tregohet një histori, sesa për vetë historinë, sado e çuditshme të jetë ajo.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001668

Botuesi: Toena

Jonila, Njazi Bahiti

(0)

Një sistem i ngritur mbi dogma dhe i mbajtur në këmbë nga dogmatikët, i urdhëron të rinjtë të ikin nga ndjenja më e bukur në botë, dashuria, të ikin nga arkitipi i jetës, vazhdimësisë dhe përjetësisë së brezave.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

(0)

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje ne kryeministri, Diana Culi

(0)

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

(0)

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

(0)

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

(0)

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Josifopedia, Rikard Ljarja

(0)

Qirinjtë llamburitnin. Aroma e temjanit dhe era e tymit që lëshonin qirinjtë i jepnin solemnitet ceremonisë. Djali ishte i qetë dhe flinte në dorë të Marigosë. Nuna, me shumë delikatesë, filloi ta zhveshë djalin, pavarësisht se ai flinte në një gjumë të qetë e të thellë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthesi i paligjshem, Azem Deliu

(0)

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mallkimi i priftereshave te Ilirise, Mira Meksi

(0)

Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik dhe të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teutë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Orgji ne famulline e at Ludovikut, Leonard Veizi

(0)

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

(0)

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dashuri e huaj, Elvira Dones

(0)

Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj europian.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)