• Banner

Gruaja që deshe, Ridvan Dibra

Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. 

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja që deshe 

Origjinali: Gruaja që deshe

Gjinia: Roman

Autori: Ridvan Dibra

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq.168

Pesha: 0.247 kg

ISBN: 978-9928-354-00-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi  librin

Kur mbaron së lexuari tekstin Gruaja që deshe, një trishtim i lehtë si puhizë vjeshte t'i mbulon sytë në mbllje, ngase pas një ngjarjeje të veçantë, e cila ia del ta thyejë përditshmërinë, i kthehesh prapë asaj, me pezmin e mbledhur në grykë që nga tash sërish gjithçka është njëlloj. Kështu, të vjen keq, mbasi për ndoca orë, ndoshta edhe ditë, mespërmes një tisi të hollë prej qelqi rrezja dritnuese e këtij teksti ka kaluar krejt e qetë jo për të hyrë në sy, por në zemër e, njëkohshëm, edhe në mendje. Të gjitha elementet e tekstit qëndrojnë në balancë: një floknajë e lehtë dëbore të mbështillet si pelerinë e akullt, por, sapo fillon të kesh ftohtë, ndihet flaka e oxhakut e cila e shkrin e të ngroh. Ja kështu e gjithë struktura, ndërtuar mbi vetën e dytë, çka e kthen lexuesin në bashkautor. Kam përshtypjen se një tekst i tillë, kaq i pasur me emocione, tejet ndjellës në përfytyrime e ëndërrime, herë mbas here mund të rrezikojë me i përngja prozës poetike. 

Por jo! Gruaja... mbetet prozë e panjollë, e patëmetë dhe sigurisht, e patëdytë. Çka lexojmë, brenda nesh kthehet në një materie të patrajtë që endet e endet për të njohur veten eprofilizuar aty ku vërtet i takon, në vendin të cilit i përket. Ndaj edhe në mua, sapo Vajza u bë pjesë, qysh në faqet e para kujtesa uli portën (që për hir të së vërtetës i përngjan asaj të kështjellave mesjetare, të cilat të mbyllura shërbenin si porta, ndërsa të çelura si ura) dhe la të lirë Vajzën time të hynte në tekst e të fshihej pas Vajzës së tij. Herë dilte kur ajo lexonte poezitë, herë kur ulte kokën, herë kur takohej, herë kur buzëqeshte, sidomos kur buzëqeshte, më e ndritshme se kurrë kur buzëqeshte.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354006
ean13
9789928354006
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2304

Botuesi: Onufri

Legjenda e vetmise, Ridvan Dibra

Legjenda e vetmisë" është një rrëfim i rrallë që shkruhet vetëm për hir të rrëfimit, i zhveshur nga të gjitha funksionet e tjera, është një rrëfim i kulluar dhe i bukur që hap shtigjet e një "lartpurlartizmi", i cili fatkeqësisht i ka munguar letërsisë shqipe.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gjumi mbi borë, Ridvan Dibra

Tekstet e kësaj përzgjedhjeje, intermexo aktive në rrugën krijuese të një autori të konfirmuar, janë të shkurtër, nga një deri në tetë faqe. Të rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Shumëtrajtësh: diku teksti merr formën e një aksiome morale, diku të një parabole të rrasët, tjetërkund të një dialogu absurdizues, e diku tjetër të një rrëfimi të dyfishtë...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Gjithçka që ke, Enkelejd Lamaj

Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Shpërngulja e të vdekurve, Kim Mehmeti

Kim Mehmeti, herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t'i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...

Çmimi 15,30 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000668

Botuesi: Onufri

Cafka, Vath Koreshi

Përsëri ajo çafkë! Çudi! Ai u mbështoll me palën e pizhamës, mbështeti bërrylat në tavolinën e shkrimit dhe hodhi sytë matanë dritares, nga ana e kopshtit të vjetër. Shuhej drita e ditës nëpër drurë dhe atij i qe bërë, për një çast, sikur kishte parë...

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të na bashkojë era, Iva Musaraj

Ajo i shpjegonte se, kur merr ndër duar një gotë verë, ke vënë në punë shqisën e të prekurit. E ndërsa e nuhat, ke përdorur shqisën e nuhatjes. Kur e pi, ke vënë në lëvizje të gjitha shqisat e ndijimit dhe të shijes. Kur e sheh verën brenda gotës, duke e rrotulluar lehtë, ke thirrur shqisën e të parit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gotat e kristalit, Zharina Sinani

"Gotat e kristalit" është libri i parë i autores që sjell përmes imagjinatës së përndezur realitetin tronditës, fatin e njeriut, jetën e mërgimtarit dhe vrundujt e dashurisë, si ndjesia më sublime e qenies.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Sodoma, Rami U. Sabriu

Ç'është kjo frikë nga të bërit pis të duarve, Gjergj?! Ç'është kjo frikë nga brejtja e ndërgjegjes?! Nuk e sheh se duart tona vijnë era gjak e gishtërinjtë tonë era paudhësi?! Nuk e sheh që mashtrimi e rrena kanë zënë rrënjë në gjuhët tona e veshët tanë janë shurdhuar nga çdo lloj zëri brenda e jashtë nesh?!

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001519

Botuesi: Botimet Dudaj

Hiri i vullkanit, Blendi Fevziu

Ai vendosi të ikte një ditë të vitit 1991. Atëherë iknin të gjithë. Iku duke lënë pas një puthje dhe një dashuri të mbetur pezull. Ajo iku pas tij. Për njëzet vjet nuk u panë kurrë, nuk komunikuan dot; ndërsa dy jetë të ndryshme me fate dhe histori nga më befasueset.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Një sagë e vogël, Besnik Mustafaj

Ky libër, më shumë se një roman, është një përrallë e hidhur, me raste të përsëritura burlesku. Burgu, një institucion i paturpshëm i pushtetit totalitar, është konstantja e pakthyeshme në historinë e një vendi që mund të quhej Shqipëri, por shumë mirë mund të quhej edhe Serbi, Maqedoni ose Kosovë - emri nuk përmendet.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)