• Banner

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dyfaqësia e jetës

Origjinali: Dyfaqësia e jetës

Gjinia: Roman

Autori: Emilian Shabani

Shtëpia botuese: Dyfaqësia e jetës

Viti: 2018

Fq. 289

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 978-9928-269-55-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dikur më thoshe se ne jemi si uji dhe jeta është si dielli. Kur ndeshet me diellin, uji transformohet; ndryshon trajtë. Ai ngjitet lart, tani jo më si ujë, por si avull, me shpresë për një mjedis më të begatë. Brenda një kohe të shkurtër avulli gjen qiellin që, si një fëmijë mistrec, argëtohet duke formuar forma resh nga më të bukurat. Në dukje çdo gjë shkon për së mbari. Shpejt qielli mërzitet dhe këtë avull të pavendosur e kthen sërish në origjinë me formën fillestare. Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart. Zhgënjimin pikat e kuptojnë vetëm kur ndjejnë në mënyrë të përsëritur rënien e lirë, rënien e pamëshirshme. Këto pikat jemi ne. Pika që janë projektuar të mos kenë aftësi për të ndryshuar drejtimin e rrugëtimit. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928269553
ean13
9789928269553
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Stinë pandemie, Fatos Kongoli

Zëdhënësi i policisë i përligji veprimet e kryera, duke përmendur se përdorimi i gazit lotsjellës- kështu tha ai dhe jo i lëndëve helmuese luftarake – ishte një praktikë e njohur edhe në vendet më të zhvilluara të BE-së, thënë ndryshe Bashkimi Europian. Tek dëgjoja zëdhënësin, vrava mendjen të gjeja se kujt i drejtohej ai; përfaqësuesve të nderuar të...

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ky roman, në fillin, lindi si novelë. Tani po e botoj të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë, botuar nga Korbi (2004) dhe ribotuar nga Toena (2014), nuk ka asnjë ndryshim. Pjesën e dytë e shkrova pas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Të murosurat, Lindita Arapi

Alba Darëzezi, heroina e romanit të ri të Lindita Arapit, Të murosurat, është simboli i një brezi femrash shqiptare që u përballën me tutelën paternaliste, nënshtrimin para vullnetit dominues mashkullor, dhunimin e autonomisë, tabuizimin e seksualitetit, që femrës nuk ia lejonte vetëvendosjen.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Curvid19, Pandi Laço

I shkruar në periudhën e karantinës në muajt e parë të vitit, “Curvid19” është një kronikë e jetës së personazhit kryesor, Nikut, në ato pak javë të shpërthimit të pandemisë, kur ende askush nuk e dinte se me çfarë kishte të bënte.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)