Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms
  • Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Vrasje në rrugën e veriut, Ani Wilms

Onufri

Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

9,99 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vrasje në rrugën e veriut

Origjinali: Vrasje në rrugën e veriut

Gjinia: Roman

Autori: Ani Wilms

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2020

Fq. 256

Pesha: 0.361 kg

ISBN: 978-9928-313-27-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ngjarjet e librit orvaten rreth zbardhjes së një vrasjeje enigmatike që ndodh në prill të vitit 1924 në Urën e Drojës, në Rrugën e Veriut: Dy shtetas amerikanë gjejnë vdekjen, shoferi i tyre shqiptar plagoset rëndë. Cilat janë motivet që kanë nxitur këtë vrasje që turpëron Kanunin e Malësisë? A kemi të bëjmë me një krim ordiner apo mos vallë pas tij qëndrojnë shërbimet e fshehta angleze e italiane që duan të nxjerrin SHBA-në nga gara për koncesionet e shfrytëzimit të naftës në Shqipëri? Ndërsa populli, gazetarët, diplomatët dhe politikanët shtjellojnë teori të ndryshme në përgjigje të kësaj pyetjeje, lexuesit i zbulohet kapitull pas kapitulli, si gurët e një mozaiku, një tablo komplekse e Shqipërisë së periudhës së Ahmet Zogut, pak para se ky të përmbysej përkohësisht nga kundërshtari i tij kryesor, Fan Noli.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928313270
ean13
9789928313270
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
11,10 
More

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
7,77 
More

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
8,88 
More

Referenca: SKU000027

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëndrra e papërfunduar e një gruaje, Brunilda Zllami

Një temë thekëse siç është prostitucioni përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse tipike shqiptare dhe njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqëndrohet libri dhe si gjithmonë fundi të le pa gojë...
9,44 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Matilda, Brunilda Zllami

Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën.
13,32 
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
5,55 
More

Dyfaqësia e jetës, Emilian Shabani

Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart.
11,10 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djalli që pagova për këshillë, Jeta Vojkollari

Kur diçka mrekullisht tronditëse ndodhi në jetën e Sabrinës, u duk sikur dashuria dhe xhelozia për Tomin filluan të thërrmoheshin brenda saj. Psikoterapistja më e mirë e Tiranës u mbërthye nga euforia. Askush dhe asgjë s'e frenonte dot më. Tani ajo do t'i zgjidhte klientët nga paria e vendit.
9,99 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
8,88 
More

Botuesi: UET Press

Kandidati, Ben Blushi

Kandidati është botimi i fundit i shkrimtarit Ben Blushi. Ky roman merr përsipër të tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit vdes papritur pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton.
11,10 
More

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
6,66 
More

Referenca: SKU000513

Botuesi: OMSCA-1

Një rrëfenjë me ndërkombëtare, Ylljet Aliçka

Parrullat me gurë të Aliçkës kanë një frymë oruelliane. Është një kujtesë nga e kaluara dhe një paralajmërim për ato shoqëri ku rritet kontrolli i qeverisë ndaj gjuhës. Mesazhi i Aliçkës na kujton se, nëse do të ngërthehemi nga propaganda, kemi humbur veten tonë.
5,55 
More