Kufiri, Profi
  • Kufiri, Profi

Kufiri, Profi

SKU000757
Albas

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kufiri
Origjinali: Kufiri
Gjinia: Roman
Autori: Profi
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2004
Fq. 156
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99943-945-5-5

Fragmente nga libri

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

Te ne nuk ekziston tolerimi, tolerimi i fituesve ndaj humbësve dhe respekti i humbësve ndaj fituesve... prandaj unë e kam humbur besimin, më tremb se në vend të shtetit, mos bëjmë "shqiptarhane". Nëse nuk shtiresh se shkon në xhami apo nuk mban ramazan, me një fjalë nuk bën atë që e bëjnë të gjithë, atëherë ti je jashtë defterit.

Edhe sikur të jesh profesor i madh, doktor i madh, aq më tepër psikolog i madh, madje dhe sikur të fitosh çmimin Nobel, ti je jashtë defterit dhe pikë. Edhe Pikasoja apo Anjshtajni po të jetonin këtu, me siguri do të ishin jashtë defterit. Prandaj duhet të shtiresh si të gjithë. Profesori luan rolin e politikanit, politikani të hoxhës, hoxha të psikologut, mjeku të farmacistit e farmacisti të mjekut dhe kështu duke improvizuar gjithçka vërtitet jeta jonë brenda kufijve të përcaktuar.

Njerëzit, edhe kur s'kanë kufij, ia venë ato vetes. Dhe e vetmja zgjidhje: Plumbi i artë... pastaj "Tung, s'ka të përtejme!". Nuk ka se si të mos ndihesh mbret në jetë, kur fle lakuriq krah për krah me të dashurën mbasditeve verore, teksa dielli i kuq perëndon nga ana tjetër e detit. Jetët tona ndaheshin ku fillonin përgjegjësitë dhe puqeshin ku zinte fill shpirti.

Detajet e librit
SKU000757

Referencat specifike

isbn
9789994394555
ean13
9789994394555
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Amanetet e Xhemal Aviatit, Ilir Levonja

Ky libër është një histori e përpjekjes së vet. U shkruajt për së pari si një dashuri e madhe por që nuk kurorëzohet. Një histori e gjatë zakonore e kohëve nëpër shekuj, në lindjen dhe formimin e një qyteti.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
7,23 GBP
More

Botuesi: Toena

Kryevepra të pakryera, Bashkim Shehu

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.
8,50 GBP
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.
5,53 GBP
More

Botuesi: Onufri

E hëna e parë e dhjetorit, Ledion Krisafi

Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër.
6,80 GBP
More

Botuesi: Skanderbeg Books

69 gra, Arber Ahmetaj

Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd.
6,80 GBP
More

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
6,80 GBP
More

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.
5,10 GBP
More

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
5,95 GBP
More

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
6,38 GBP
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
3,40 GBP
More

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.
8,93 GBP
More

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.
7,23 GBP
More