Titulli: Viti i elefantit
Origjinali: Viti i elefantit
Gjinia: Roman
Autori: Brajan Sukaj
Shtëpia botuese: Ombra
Viti: 2020
Fq. 392
Pesha: 0.466 kg
ISBN: 978-9928-06-268-0
Mbi librin
...çuditërisht, për të parën herë pas shumë kohësh, u ndie i çliruar, sikur të lirohej nga një peng që kishte kohë, vite që po e hante si një sëmundje e pashërueshme, por pa e vrarë. Midis asaj turme që vraponte nga të katërta anët, e çakërrdisur, e hutuar, e frikësuar, e trembur, e llahtarisur, e trishtuar, ai ishte i vetmi që ishte i qetë. Po kapitej, qepallat po i rëndoheshin, pavarësisht përpjekjeve për t’i mbajtur hapur. Zërat e njerëzve në panik po bëheshin gjithnjë e më të vagullta, derisa u kthyen në jehona zërash të shformuar që vinin nga një burim i papërcaktuar. U ul në rërë, më pas u shtri. E zuri gjumi. I pari, pas njëzet e pesë vitesh, pa ëndrra të këqija.