Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma
  • Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma

Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma

Toena

Qyteti A, nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bulevardi i yjeve

Gjinia: Roman

Autori: Arlinda Guma

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2014

Fq. 330

Pesha: 0.371 kg

ISBN: 978-99943-1-9

Mbi librin

Një shkrimtare e suksesshme, që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik... Një gazetar i kronikës rozë, që gjurmon këmba-këmbës shkrimtaren... Një aktore e re, që frekuenton të njëjtin spital, për të ndërtuar një rol të pazakontë... Një grua e hijshme, që shfaqet drojtur përtej kangjellave të oborrit të këtij spitali... J

etët paralele të disa personazheve, të kryqëzuara, të gjitha, në një çmendinë... simbolika e së cilës i kapërcen muret e saj fizikë, në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishë force, për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”...

Qyteti A, nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... pastaj ndërtojnë “shtëpi me dritare anijesh që shohin mbi det”, si të jenë duke pritur vazhdimisht prej andej, diçka që nuk mbërrin kurrë...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978-9994319
ean13
9789994319
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Banorët e mjegullës, Saimir Lleshi

Ky libër rreket t’i flasë ndërgjegjes së një vendi përmes dashurisë së dy njerëzve, ku secili prej tyre përjeton një “rilindje” të dytë nga ato që ndodhin rrallë në “mesin e artë” të jetës njerëzore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Pushteti, Blendi Fevziu

Blendi Fevziu është gazetari më i famshëm shqiptar i tranzicionit dhe autori më i shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë "Po" pushtetit, - ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit.
950 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pusi, Kim Mehmeti

Kurrë nuk e mora vesh nëse lulet u vyshkën për shkak të sëmundjes së nënës apo nëna u sëmur për shkak të vyshkjevs së luleve, por një javë përpara së të shpërnguleshin te shtëpia e re pranë lumit nëna ra në shtrat, ndërkaq lulet u vyshkën sikur t'i kishte djegur bryma.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
500 Lekë
More

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
400 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sonatë për gruan e një tjetri, Henrik S.G.

Chère madam De Laduset, ma chère Charlotte! Ju lutem, mos më gjykoni tani, jo tani me sedrën tuaj të lënduar! Lëreni kohën të rrjedhë dhe ndoshta, ndonjëherë, me shpirt të lehtësuar do të ndieni pak keqardhje për mua.
800 Lekë
More

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a
900 Lekë
More

Anja, Ahmet Prençi

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Valsi i lumturisë, Ylljet Aliçka

Duket që autori i druhet marrjes së një pozicionimi, duke u përpjekur të rrijë jashtë loje. Ai furnizon lëndë pa dhënë asnjë opinion apo leksion morali. Ligësia njerëzore, dinjiteti, ngrohtësia njerëzore, poshtërsia, nënshtrimi apo zotërimi, sipas autorit, shprehen më mirë nëpërmjet elementëve në pamje të paanshëm e butësisht.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nën lëkurë, Sindi Dobi

Një libër drejt shpirtit dhe të panjohurës. Të flasësh për skuatat më të errëta të shpirtit tënd pa u përlyer me shkrimin dhe ndjenjat është gjëja më e vështirë që mund të ndodhë nga pena e një shkrimtari.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Autoportret me teleskop, Besnik Mustafaj

Nuk do të mund ta shkruaja këtë paragraf qoftë edhe duke zgjedhur gjuhën më asnjanëse, duke i dhënë edhe personazhit një emër pa ngjashmëri në asnjë germë me emrin tim. Nuk do të arrija të çlirohesha nga mendimi se lexuesit do e dinin që aty isha unë vetë e jo ndonjë pjellë e mendjes së nxehur të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
2 Lekë
More