Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma
  • Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Terma humanitarë si fjala bombardim, Arlinda Guma

Albas

Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Terma humanitarë si fjala bombardim

Gjinia: Roman

Autori: Arlinda Guma

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2016

Fq. 292

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 978-9928-02-776-4

Mbi librin

Një nëpunës i një misioni humanitar, në kontinentin Afrikan, bëhet rastësisht dëshmitar i një bombardimi, sa tragjik aq edhe grotesk. Ai kërkon të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, menjëherë pas përfundimit të misionit dhe kthimit në qytetin e tij të lindjes; “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.” Por, ku ta dijë se edhe atje, në qytetin e tij të lindjes, e pret “një tablo e bombarduar”...

Pas romanit “Bulevardi i Yjeve”, “Terma humanitarë si fjala bombardim” është një tjetër titull sarkastik i autores Arlinda Guma, i cili fshikullon dritëshkurtësitë burokratike të organizatave ndërkombëtare në vendet e botës së tretë.Një fiction i ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, e cila çuditërisht ka kaluar jashtë vëmendjes së opinionit ndërkombëtar.Një fiction që nuk e kursen aspak ironinë dhe humorin e zi, ndaj subjektivizmit të gjeopolitikës globale.

Romani përshkohet edhe nga një linjë e dytë, jo më pak e rëndësishme, e cila të mbështjell me një atmosferë delikate, vegullish, mirazhesh të panjohura, “si të dala prej përplasjes së disa epokave me njëra-tjetrën”, që personazhi rreket i pështjelluar t’i deshifrojë... Ndërkohë që një tjetër vegulli, një dashuri që duket sikur ka marrë një tren që ngurron të niset, e shoqëron atë “me një pikëllim të largët”, që migron edhe në sytë e statujave të qytetit të tij “impresionist”. “Ato mund të mos kishin një gjymtyrë, ndoshta disa, madje mund të mos kishin fare as kokë, por pikëllima do të ishte gjithmonë aty, duke fërgëlluar trazim.”

Dy subjekte romanesh në një... dhe një fill i ngrënë prej kohërave, që i mban të lidhur së bashku...“me një shkëlqim humnerash”...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928027764
ean13
9789928027764
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kamarja e turpit, Ismail Kadare

Po ta shikojmë si tërësi "Kamaren e turpit", lehtë do të bindemi se fund e krye përshkohet nga një atmosferë e pastër tragjike, e cila ushqehet në mënyrë sistematike nga mekanizmat që i përcakton fuqia e pushtetit totalitar.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000024

Botuesi: Botimet Dudaj

Dikur ishim bashkë, Brunilda Zllami

Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. 
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000784

Botuesi: Almeira

Nata e Ustikës, Petro Marko

Romanet "Hasta la vista ", "Një emër në katër rrugë " dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
850 Lekë
More
Ne gjendjen

Sarah, Alfred Peza

Alfred Peza, prej 23 vjetësh është prezent me publicistikën e tij si gazetar, redaktor, kryeredaktor, drejtor i gazetave, revistave dhe televizioneve, analist dhe drejtues emisionesh të debatit politik. Fitues i shumë çmimeve kombëtare të gazetarisë dhe vlerësimeve ndërkombëtare. Autor i librit ‘’Ditari I 23 qershorit’’ (2013) është edhe në përfundim të...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.
500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Altin Dardha, Ferdinand Dervishi

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2443

Botuesi: Te tjere

P4, Viktor Canosinaj

Viktor Canosinaj lindi në vitin 1960. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. I ati shërbente që nga viti 1953 si oficer marine në Flotën Ushtarake Detare. Në vitin 1965 familja e tij transferohet në qytetin e Durrësit, ku shkrimtari kaloi fëmijërinë dhe rininë.
400 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma

Qyteti A, nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... 
800 Lekë
More
Në gjendje