bukuroshi i hollivudit, teuta dhimarko (kasoruho)
  • bukuroshi i hollivudit, teuta dhimarko (kasoruho)

Bukuroshi i Hollivudit, Teuta Dhimarko (Kasoruho)

SKU000685
Te tjere
Titulli. "Bukuroshi i Hollivudit"RomanAutori: Teuta Dhimarko (Kasoruho)Shtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2008f. 166Pesha: 0.21 kg.Mbi librinRomani "Bukuroshi i Hollivudit" është shkruar me një stil origjinal e mjaft tërh
5,21 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi
Titulli. "Bukuroshi i Hollivudit"RomanAutori: Teuta Dhimarko (Kasoruho)Shtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2008f. 166Pesha: 0.21 kg.Mbi librinRomani "Bukuroshi i Hollivudit" është shkruar me një stil origjinal e mjaft tërheqës, duke na dhënë mjaft ngjeshur, por njëkohësisht qartë një dramë shqiptare në vitin 1997. Romani "Bukuroshi i Hollivudit" i shkruar nga autorja e talentuar, Teuta Dhimarko, shtjellon një histori dashurie, përmes një rrëfimi romantik dhe realist. Në sfond një vit ‘97, shumëplanësh, absurd, duke mbajtur në vetvete tragjedi e komedi ekstreme. Një ‘97-të, që i ka rrënjët shumë të thella, që në përjetimet e hershme të komunizmit, te dyndjet e ambasadave dhe më pas te "revolucioni" i ‘90. Romani është një histori e thjeshtë shqiptare, por sintetizon fuqimisht zhvillimin e shoqërisë sonë të atyre viteve, ku vetë ekzistenca njerëzore vihej në pikëpyetje. Do të fitojë njerëzorja apo "e keqja" në fund të fundit? Sigurisht, duhet të jetë një fitore ndaj së keqes, por që ka lënë thellë në ndërgjegjen tonë, shijen e humbjes.
Detajet e librit
Te tjere
SKU000685
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Netët e Parisit, Stavri Pone

Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djalë i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm.
8,33 
More

Botuesi: Toena

Çatia e gjarpërinjve, Eqerem Canaj

Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e...
7,29 
More

Botuesi: Toena

Boshi, Besnik Mustafaj

Kompozimi i romanit është i mirëmenduar. Ai ka pesë tablo: e para, dashuria e Ana B.-së dhe Agronit në një dhomë hoteli, ku afshi i ngrohtë njerëzor shkrin jo vetëm akullimin stinor dimëror, por edhe vetë atë të kohës së "ngrirë"; e dyta, ndodhia e vdekjes së Ana B.-së dhe minatorëve.
8,33 
More

Botuesi: Toena

Kryevepra të pakryera, Bashkim Shehu

Më anë tjetër, pikërisht për aq sa është me vend gjykimi i mësipërm, krijimtaria e tij përbën dështimin më madhështor në letërsinë shqipe të të gjitha kohëve.
10,41 
More

Botuesi: Toena

Porta e fatkeqësisë, Leom

E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës.
13,53 
More

Referenca: SKU000567

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve (kopertinë e trashë), Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
8,33 
More

Referenca: 2355

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu i diteve tona, Lindita Mamli

Lindita Mamli u diplomua në Universitetin e Tiranës për italisht. Ka botuar në Itali në vitin 1996 "Scogliete il mare" dhe "Oltre il destino" në 1999. "Amori rimasti a meta" u botua në vitin 2003. Poezitë e saj janë botuar në dy antologji shkrimtarësh të huaj në Itali.
4,16 
More

Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari

Dhe ja se ku asaj mbrëmjeje, nëpër rrugët e terrshme, ajo i buzëqeshte, i buzëqeshte në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa ai vijonte të çapitej krah saj, e vështronte kur e kur, i magjepsur, si kundruall një njeriu për të cilin kemi qenë të sigurt se një ditë fati do të na e nxjerrë në rrugë.
5,21 
More

Referenca: 2160

Botuesi: UET Press

Shqiperia (ebook me CD), Ben Blushi

Shqipëria është romani më i fundit i Ben Blushit, i cili ashtu si edhe romani "Të jetosh në ishull", ka ngjallur jo pak reagime. Kjo për karakterin provokues që ka krijimtaria e Blushit, i cili cek tema të mëdha si identiteti, feja, Zoti, pranimi i të ndryshmit, njeriu i ri, diktatura... Shqipëria është një variant shqiptar i miteve
5,21 
More

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!
9,37 
More

Botuesi: Toena

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Agron Tufa ikën nga simbolika e ndërtuar me lëndë empirike realiste dhe na tërheq bukur, thjesht, ëmbël, në një rrëfim ku përzihen ngjarje, ndodhi, peizazhe realiste, me përfytyrime të praktikave mitike, në një botë ku misteri dramatik përzihet me seksin, jeta dimërore e fshatit malor zhytet në një mjegull të paparë marrëdhëniesh magjie.
6,25 
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
7,29 
More