Kronikat e mjegullës, Bashkim Hoxha
  • Kronikat e mjegullës, Bashkim Hoxha

Kronikat e mjegullës, Bashkim Hoxha

Onufri

Duket sikur në disa aspekte shoqëria shqiptare klonon vetveten përgjatë një shekulli! Një arritje e autorit në letërsinë bashkëkohore.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kronikat e mjegullës
Gjinia: Roman
Autori: Bashkim Hoxha
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2019
Fq. 232
Pesha: 0.342 kg.
ISBN: 978-9928-261-53-3

Komente mbi librin

“Meqë kam patur fatin ta lexoj dorëshkrimin, dëshiroj të them që kemi të bëjmë me një roman krejt të veçantë në letrat shqipe, por edhe në galerinë e pasur të Bashkim Hoxhës. Kësaj here jemi në një roman breznish, ku historia politike e shekullit XX rrëfehet me mjaft mjeshtëri, guxim, madje pa droje për të shembur idhujt. Ky libër nuk duhet të mungojë në bibliotekë, ndërkohë që nuk lexohet, por përpihet me një frymë.”

Kel Demi

“Një ide e guximshme e realizuar zhdërvjelltshëm e me kujdes në një rrëfim të bukur e të pazakontë. Ku historia e popullit tonë ngrihet e bie bashkë me heronjtë e vet, siç ka ndodhur realisht nga njëra kronikë tek tjetra, nga njëra stinë politike tek tjetra për fatin tonë të keq historik po aq fatmirë për shkrimtarin Bashkim Hoxha që ka mundësi të luajë me fjalën, idenë, gjuhën e zgjedhur, mjetet rrëfimtare ku dominon ironia.”

Rezarta Reçi

“Duket sikur në disa aspekte shoqëria shqiptare klonon vetveten përgjatë një shekulli! Një arritje e autorit në letërsinë bashkëkohore.”

Ermir Nika

“Unë e kam lexue dhe jua sugjeroj të gjithëve që ta lexojnë. Vepër shumë e bukur!”

Ben Apolloni

“Një sagë e bukur njëqindvjeçare e ngjeshur në rreth dyqind faqe roman. Për të njohur kush jemi ne shqiptarët.”

Doranin Agalliu

“Ky roman mund të titullohej edhe “Historia jozyrtare e Shqipërisë”.”

Luan Jaupi

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261533
ean13
9789928261533
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000236

Botuesi: Cabej

Nudo, Ridvan Dibra

Titulli: NudoOrigjinali: NudoGjinia: RomanAutori: Ridvan DibraShtëpia botuese: ÇabejViti: 1995Fq. 100Pesha: 0.12 Kg.
1,70 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Kishim një ëndërr, Nasi Lera

Asti, një regjisor që nuk mundi të vinte në skenë gërshetimin e Çehovit me Beketin, përjeton tragjikomedinë çehoviane-beketiane, të vënë në skenë në realitetin e përditshëm nga politikanët dhe politika shqiptare.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000706

Botuesi: Onufri

Frike nga Guernika, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt së qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme...
5,10 GBP
More

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...
10,20 GBP
More

Referenca: SKU000146

Botuesi: Ideart

Gjarpri i Shtëpisë, Arian Leka

I suksesshëm është konsideruar nga kritika romani "Gjarpri i shtëpisë". Në shkrimet dhe artikujt e shumtë që janë botuar në shtyp dhe komentet në TV është theksuar se kjo vepër jo vetëm është një nga arritjet më të mira të autorit, por edhe të prozës shqipe në përgjithësi. Në të trajtohet tema e ditës në një thellësi dhe gjerësi të plotë.
4,25 GBP
More

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
5,95 GBP
More

Botuesi: Toena

Ditët e lakuriqëve të natës, Namik Dokle

“Ditët e lakuriqëve të natës”, krahas dy romaneve të mëparshme, plotëson triptikun romanor të Namik Dokles, shënjon vlerë të letrave shqipe. Gjashtë ditët e kohës letrare, vijnë përmes digresionit, japin shkërmoqjen e ëndrrave. Në fshatin e dashurisë së shprehur me lule, ka rënë tërbimi. 
5,95 GBP
More

Referenca: 2135

Botuesi: Albin

Uji i gjalle, Gjergj Uli

Ne, shqiptarët, endemi nën këtë qiell që na ka rënë për pjesë, endemi dhe nuk dimë ku shkojmë. Në fakt askurrë nuk kemi ditur, sepse ne nuk besojmë as në veten tonë e jo më në Zot. Ne ulemi në gjunjë të lutemi dhe ia bëjmë me sy djallit.
5,10 GBP
More

Botuesi: Toena

Kolerë në kohë të dashurisë, Namik Dokle

Njerëzor në dhimbje dhe pjesë e dhimbjes në greminën e tjetrit,një peizazh shpirti n ë një botë koleriane,ku gjithcka është  e turbullt, mendja, qëndresa,rendja, poezia, e fshehta,dashuria e  përgjysmuar, poetët, fati i njeriut dhe malli... Është nga romanet më  të  mira të letersisë  sonë dhe, pa dyshim, ndër më tronditëset.
9,35 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet, Rezart Palluqi

Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur.
6,80 GBP
More

Botuesi: Onufri

Vdekja i ka sytë e kaltër, Luan Rexha

Mos frikja e autorit nga shkrimi i një vepre në kufij tipologjikë të ndërmjetëm vjen nga vetëndërgjegjja se vetëm stili e bart përmbajtjen, ashtu siç ndodh me personazhin e veprës, i cili mes formave ekscentrike të jetës, në ndjekje të vazhdueshme të elegantes për të realizuar pareshtur një profil prej dandy.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000558

Botuesi: OMSCA-1

Perëndia mbrapsht dhe e dashura, Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.
5,95 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Missing, Bashkim Hoxha

Rrëfimi nis me humbjen e Lorës, sepse sikurse thotë edhe vetë autori Hoxha, ky roman, nuk do të ishte shkruar i tillë, nëse Lora (qeni husky i autorit, i humbur para 4 vitesh) nuk do të kishte humbur. Humbja e Lorës e më tej mungesa e saj, e bëjnë autorin Bashkim Hoxha dhe personazhin e tij Grozi, të flasin, të rrëfejnë, të ndërtojnë një roman.
5,95 GBP
More