Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Hakmarrja e nje gruaje, Spartak Ngjela
  • Hakmarrja e nje gruaje, Spartak Ngjela

Hakmarrja e një gruaje, Spartak Ngjela

Te tjere

Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hakmarrja e një gruaje
Gjinia: Roman
Autori: Spartak Ngjela
Shtëpia botuese: Dritëro
Viti: 2018
Fq. 480
Pesha: 0.608 kg.
ISBN: 978-99927-34-75-9

Fragmente nga libri

– Do ta vras!
Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit.

Sytë e tij duken sikur e përndjekin, jo vetëm si një dashuri që do ta shoqërojë gjithë jetën, por edhe si një lutje që ajo përpiqej ta mendonte në mijëra mënyra, teksa orvatej nga salloni në shtrat. E ndjente se vështrimi i burrit që deshi nuk ishte thjesht një vështrim.

***

Në fakt po qante dy të vdekur që nuk i kishte aty në këtë lajm: Thoma Dunin dhe Martin Raskun; babanë e saj dhe babanë e vajzës së saj. Por kujtoi dhe një herë Gabrielin që do të vinte të nesërmen nga Milanoja me Alitalia-n, dhe filloi të dremiste mbi kolltukun e bollshëm dhe të rehatshëm, duke sjellë në kujtesë esenë e saj “Shpirt gruaje”, dhe tha me vete duke folur me pak zë:

“Dashuria që ka mbushur një grua nuk është e njëllojtë me dashurinë që përcjell ajo. Dashuria që përcjell gruaja, s’është gjë tjetër veçse një shpirt gruaje. Janë të paktë ata burra që e kanë përjetuar këtë përcjellje, sepse janë të pakta edhe gratë që e përcjellin kështu. Por në Shqipëri kjo ende nuk kuptohet plotësisht”.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789992734759
ean13
9789992734759
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001193

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Mjegull, Teodor Laço

Në krijimtarinë e tij kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000758

Botuesi: Onufri

Ra ky mort e u pamë, Ismail Kadare

Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik,...
700 Lekë
More

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dead End, Virion Graçi

Histori dashurie midis dy të rinjve, studentë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, kur në Tiranë dhe në Shqipërinë e pllakosur nga kriza e gjithanshme ideologjike, morale e shpirtërore, po ndodhin ndryshime të thella – secili po ekspozohet në përmasat e tij reale, të mjerueshme. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000757

Botuesi: Albas

Kufiri, Profi

Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë – herë e bënin të ngulfatej në atë mes.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001222

Botuesi: OMBRA GVG

Letra e Sonjës, Dhimitër Xhuvani

Në një kuptim, romani i Dhimitër Xhuvanit "Letra e Sonjës" është kronikë e dhimbjes njerëzore, mjerimit dhe e halleve të përditshme. Me aftësinë vëzhguese të mjeshtrit, ai hedh në faqet e librit tablo surrealiste ekzistenciale dhe vizaton, kryesisht në grafikë, karaktere që i sheh përditë në dyqanin e ushqimeve, në ceremonialin e varrezave, në pallatin e...
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001231

Botuesi: Toena

Engjëj të armatosur, Diana Çuli

"Engjëj të armatosur" sipas kritikës është romani më i arrirë i Diana Culit. Një punë shumëvjecare kërkimore e hulumtuese mbi histori lufte e histori njerëzore të ndërthurura në tragjeditë më të rënda që ka prodhuar shoqëria shqiptare, një thellim në kohë dhe hapësirë për të kuptuar honet e shpirtit.
600 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Një antologji e vogël e vdekjes, Stefan Çapaliku

Te antologjia e vdekjes do gjeni një preambul mbi vdekjen në pikpamje filozofike; një shqyrtim të shkurtër antropologjik mbi vdekjen në kulturën shqiptare; mbi varrezat si “qyteti ideal”, duke marrë si shembull “Varrezat e Ermajit” në Shkodër, si dëshmi e gjallë e qytetërimit përëndimor.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000120

Botuesi: Ideart

Fabula Rasa, Agron Tufa

Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.
600 Lekë
More