Titulli: Spiritus
Origjinali: Spiritus
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Fq. 272
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-164-07-0
Mbi librin
Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.Në këtë rast stafeta vjen nga "Dosja H.", ku gjenden dy amerikanë në kërkim të mbijetesës së mitit: ata e zbulonin atë të gjallë, të rikrijuar përditë, përmes fjalës së bardëve shqiptarë, dhe, në fund, ata vetë shndërroheshin në një përbërës tjetër, njëherazi lëndë dhe përcjellës i kësaj ngjizjeje.
"Spiritus" është zbulimi se, edhe në fazën e ngrirjes më të madhe të tij, miti nuk ka reshtur së rrjedhuri, nëntokësor dhe i fshehtë, por i paasgjësueshëm, madje as me teknikën policeske moderne. (...)I acartë dhe i zymtë, vendi i shqiponjave i Ismail Kadaresë ngjan më shumë se kurrë me viset e Makbethit dhe të baladave gjermanike.
Nën pushtetin e kësaj bote shtypëse, lexuesi endet mes kurtheve, mashtrimeve dhe maskave të shumëfishta. Gjestet e përditshme të çojnë drejt tragjedisë së lashtë, tiparet e njohura shndërrohen në ngërdheshje.
Vepër e një magjistari, por dhe art i një shkrimtari, i cili thur duke përdorur fibra të zhveshura, me synimin për të krijuar një univers tërësor, nga ku nuk mund të shpëtosh veçse përmes fluturimit të pulëbardhës ose të atij të gojëdhënës në ngjizje e sipër: arratisja e fundit, liria e fundit që as diktatura më e rreptë nuk mund ta reduktojë.