• Banner

Shenimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu
  • Shenimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu

Shënimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu

Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shënimet e krimbit Smolinski
Gjinia: Roman
Autori:Azem Deliu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2018
Fq. 80
Pesha: 0.145 kg.
ISBN: 978-9928-261-48-9

Mbi librin

Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.

Shkrimtari biseksual me vetëbesim të pakët, na nis në një rrëfim që kapërcen nëpër krejt problemet e fëmijërisë që kanë rezultuar ndoshta, në pasiguritë e tij të sotme. Përballjet e tij me familjen, traditën, kishën, e në fund fare, me veten, e bëjnë të mbajë nofkën dëshpëruese "krimb i pandershëm".

Ndonëse një nofkë e vënë nga të tjerët, në këtë roman ajo përjetohet si diçka që buron prej vetes. Sepse, siç thotë Smolinski, "Njeriu i merr seriozisht veç ato që ia ka thënë vetes para se t'ia thonë të tjerët".

Komente mbi librin

"Kush është shqiptari njëzetedyvjeçar, Azem Deliu nga Kosova, antiutopia debutuese e të cilit "Puthësi i paligjshëm" po i tërheq vëmendjen lexuesit evropian. A është ai një zë origjinal dhe i freskët në letërsinë shqiptare, apo vetëm një prodhim i kritikës vendase dhe të huaj, e cila me cdo kusht do të donte ta pagëzonte si "Ismail Kadarenë e ri", shkrimtarin më të njohur shqiptar, kandidat për Çmimin Nobel? Deliu pikëton robërimin. Ia vlen që emri Azem Deliu të mbahet mend. Ky shqiptar njëzetedyvjeçar flet edhe për ne. Dhe na flet ne."

Dorota Horodyska, Gazeta Wyborcza, Poloni

"Sidoqoftë, me Deliun, Kosova duket se e ka yllin e ri të letërsisë europiane."

Shtypi frëng

"Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm."

Agron Gashi

"Deliu ka kaluar një sprovë duke lënë shenjën e një njeriu që kërkon të trokasë në prozën e sotme me atë çfarë i kërkohet njeriut të kuptojë jo vetëm sot..."

Agim Baçi

Mbi autorin

Azem Deliu u lind me 10 janar 1996 në Skënderaj, Kosovë. Në letërsi debutoi me vëllimin poetik "Funerali i shiut" në vitin 2013 ndërkohë që, si student i parakohshëm, kishte marrë çmimin "Student i dalluar".

Megjithatë, suksesin që do ta bënte emër të letërsisë shqipe, e arriti me romanin "Puthësi i paligjshëm", i cili u botua edhe në Londër në gjuhën angleze dhe u lexua në Festivalin e Fabulës në Poznan të Polonisë në shqip dhe polonisht.

Pjesë të krijimtarisë së tij janë prezentuar dhe botuar në anglisht, serbisht, gjermanisht dhe polonisht. Shtypi shqiptar dhe i huaj e ka krahasuar me emra si Dostojevski, Kadare e të tjerë.

"Shkrimtari i madh i vendit të vogël", titullohet komenti për të në shtypin freng ndërkohë që në gazetën më të madhe polake, Wyborcza, u argumentua se a janë të drejta krahasimet që shtypi ia bën Deliut me Kadrenë, derisa u komentua si ''një emër për t'u mbajtur në mend'' pak para takimit me publikun në Rezidencën e Artistëve në Poznan të Polonisë. Që nga mosha 19 vjeçare, Azem Deliu është antar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928261489
ean13
9789928261489
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2086

Botuesi: Princi

Saga e nji dite, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Habia, Dashnor Kokonozi

Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. 

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare, Vepra e plotë, vol. 4

Ky vëllim përbëhet nga dy romane: "Lëkura e daulles" dhe "Kronikë në gur". "Lëkura e daulles" u shkrua dhe u botua në vitin 1967 në revistën "Nëntori" për të dalë një vit më pas si libër më vete, me titullin "Dasma".

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk jam engjëll, Brunilda Zllami

Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)